Ekskluzive 31 July 2024, 10:30 Nga VNA

Saimir Tahirit i ndriçon ylli dhe në det. VNA zbulon investimin e ri të familjes së tij në transportin detar

Ndaje në Whatsapp

Jo vetëm në biznesin e ndërtimit, agroturizmit apo mjekësisë estetike. Duket familjarët e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri janë investuar edhe në biznesin e trasportit detar të udhëtarëve.

VNA ka siguruar dokumentat, sipas të cilave rezulton se kompania “HTC Group” me përfaqësuese Fatlinda Tahirin, bashkëshorten e ish-ministrit të Brendshëm, ka marrë lincencë për trasportin detar të mallrave dhe udhëtarëve.

 

 

 Sipas dokumentave zyrtarë në QKB, kompania “HTC Group”  e Fatlinda Tahirit zotëron 30% të kuotave të kompanisë “Albania Luxury Ferries” sh.p.k. që i është dhënë licenca për të transportuar udhëtarë me traget. Subjekti në fjalë rezulton se është themeluar me 7 dhjetor 2023, ndërsa data e regjistrimit është 04/01/2024. Ortakët e tjerë të kësaj kompanie janë Evangelia Barmpagianni që zotërin 12.50 %, Stefan Kolonja, 15 %, Lori Sina 7.50 %, Konstantinos Antiochos, 12.50 %, Oltian Kapa 15.00 %, Entela Mekuli 7.50 %.

 

 

Licenca e kompanisë “Albania Luxury Ferries” sh.p.k është miratuar me 11 qershor 2024 me afat deri më 31 dhjetor 2024. Objekti i veprimtarisë është: “Transport ndërkombëtar detar i mallrave dhe njerëzve”.

Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm është dënuar për shpërdorim detyre nga drejtësia dhe aktualisht ndodhet duke vuajtur dënimin në shtëpi, sipas një vendimi të gjykatës së Elbasanit. Më herët, Prokuroria për Krime të Rënda e akuzoi z.Tahiri për favorizimin të grupit kriminal Habilaj në trafikun e drogës.

Dosja penale ndodhet aktualisht në Gjykatën e Lartë. Tahiri përmes familjarëve ka biznese të shumta ku së fundmi investimet përfshijnë dhe atë të trasportit detar, e pikërisht në Sarandë, ku lufta për kontrollin e Portit ndër vite ka shkaktuar viktima dhe përplasje të forta mes pronarëve të anijeve.

Aq të forta janë përplasjet sa vetëm pak ditë më parë, biznesmeni Armandi Nelaj, thuri plan për të hedhur në erë, anijen ‘Finikas Lines’ të linjës Sarandë Korfuz në pronësi të Andrea Qirjakos.

Pasioni i ish ministrit të brendshëm për detin ka qenë i njohur për publikun. Pak kohë pasi u shkarkua nga detyra, prokuroria gjeti në makinën e biznesmenit Orest Sota patentëm për mjetet motorrike detare të Saimir Tahirit dhe bashkëshortes së tij. Që mesa duket pasionin e kanë shndërruar në investim për transportin detar. Me pikëpyetjen e vogël: nga burojnë këto para për investime?

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme