Ekskluzive 30 July 2024, 17:29 Nga VNA

Rasti i prokurorit Zarka dhe dritëhijet e vetting-ut. Vëzhgim nga VNA

Ndaje në Whatsapp
Rasti i prokurorit Zarka dhe dritëhijet e vetting-ut. Vëzhgim nga VNA

Paraditen e 28 qershorit 2024, Aurel Zarka, drejtues i Prokurorisë së Vlorës, kaloi me sukses procesin e vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të tij, duke argumentuar se kishte kaluar me sukses në të trija shtyllat e rivlerësimit, atë të : pasurisë, figurës morale dhe aftesive profesionale.

Deri këtu, gjithcka do të konsiderohej normale. Sepse në fund të fundit, kishte një vendim që e çertifikonte atë të pastër.

1  muaj e 3 ditë pas këtij vendimi të firmosur nga shkalla e parë e vettingut,  Aurel Zarka u vu në pranga me urdhër të SPAK, nën dyshimet për korrupsion në sistemin e drejtësisë, lidhur me disa cështje, ku më të rëndësishmet ishin dosja e njohur si Toyota Auris dhe hetimi pasuror për bosin e krimit, Suel Cela. Ai dyshohet se ka pranuar para dhe ofruar para kolegëve të tij në drejtësisë, për të ndikuar jo vetëm në mbylljen e këtyre cështjeve penale, por edhe të tjera.

Dhe këtu nis problemi. Sepse integriteti i procesit të vettingut tashmë vihet në diskutim. Si mundi Aurel Zarka ta kalojë këtë process për të cilin ish-kryegjyqtari Kushtetues Bashkim Dedja, dikur u shpreh: “Të kalosh vettingun, është si të kalosh varrin për së gjati”.

A ka korrupsion brenda radhëve të sistemit nga gjyqtarë dhe prokurorët që e kalojnë vettingun?

Shqetësimi është legjitim. Sidomos kur ky shqetësim ngrihet edhe nga vetë drejtuesi i Prokurorisë së Posacme, Altin Dumani.

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, Dumani foli me shqetësim për korrupsion brenda radhëve të sistemit, një deklaratë që nuk mori vëmendjen e duhur për shkak të zhvillimeve të forta politike, por edhe retorikës së ashpër që politika po përdor ndaj SPAK.

“Jam i shqetësuar me ata që kanë kaluar vetingun dhe vazhdojnë të jenë në system, pasi mund të ndeshemi me persona me natyrë korruptive. Ky është shqetësimi im më i madh”, tha Altin Dumani teksa i përgjigjej një pyetje që iu bë nga “arkitekti” i Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj, për luftën e korrupsionit ne sistemin e drejtësisë.

Faktet kanë treguar që gjyqtarë dhe prokurorë që e kanë kaluar vettingun, janë përfshirë në akte korruptive.

“Duhet të pranojmë që fakti se kaluan vetingun dhe nuk do të korruptohen prokurorë e gjyqtarë është utopi. Janë të ekspozuar. Jemi të ekspozuar të gjithë”, theksoi Dumani, duke paralajmëruar arrestime të mundshme ne këtë drejtim.

Rasti më i fundit ai i Aurel Zarkës, e dëshmon këtë.

Me gjasë të tjerë gjyqtarë dhe prokurorë të tjeré që janë brenda sistemit, mund të jenë të përfshirë në akte korruptive. Përndryshe kreu i Prokurorisë së Posaçme Dumani nuk do ta ngrinte këtë shqetësim me zë të lartë, nisur nga një individ i vetëm.

Në këtë vazhdë, pa vëmendje kaloi edhe një pikë e rendit të ditës së mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në një nga pikat thuhet: Diskutimi / miratimi i projektaktit “Për moscaktimin në detyrë si prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të zotit Ndini Tavani”.

Ndini Tavani ishte votuar për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posacme. Ai u kthye në detyrë nga Kolegji i Posacëm i Apelimit, thënë ndryshe shkalla e dytë e vettingut, pasi në të parën se kishte kaluar dot filtrin. Menjëherë më pas ai u kthye në detyrën e prokurorit të Tiranës dhe kandidoi për t’u bërë pjesë e SPAK.

Tavani mori miratimin paraprak të institucionit, por nga hetimet e thelluara, është vendosur të mos emërohet në strukturën e Posacme. Pyetja që shtrohet është: Në cilën rrjetë mbeti Tavani? Cili institucion mban përgjegjësi për kthimin e tij në detyrë ndërkohë që SPAK e refuzoi?

Rasti i prokurorit Ndini Tavani ngre të tjera pikëpyetje dhe ndoshta ngre alarmin për një hetim të posaçëm.

Por hetimi duket të jetë hallka e fundit e zinxhirit të përgjegjësive. Pasi më parë pikëpyetjet mbeten mbi funksionimin e institucioneve të vettingut. A po e bëjnë si duhet ato punën e tyre që ju ka ngarkuar Kushtetuta e Ligji? Si është e mundur që njerëz me probleme deri në përfshirje në akte korruptive apo lidhje me krimin, janë konfirmuar në detyrë?

Janë të paaftë gjyqtarët e vettingut apo kanë përfituar rryshfete nga subjektet e rivlerësimit? Këtë përgjigje muns ta gjesh vetëm pas një hetimi të thellë dhe profesional të të gjjthë palëve të përfshira në proces. Duke mos lënë jashtë vëmendjes dhe vështirësitë  e Prokurorisë së Posaçme. Sepse të hetosh kolegët është e sfidë e vështirë profesionale, morale dhe njerëzore. Dhe detyrë thelbësore e Prokurorisë së Posaçme tashmë është të hetojë edhe trupat e Vettingut. Përndryshe, çdo hallkë e ndryshkur e sistemit të drejtësisë rrezikon sistemin mbi të cilin janë tashmë sytë, vëmendja dhe besimi i publikut.

Lexo gjithashtu

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme