Ekskluzive 2 August 2024, 10:00 Nga VNA

Zbulohet truri financiar i organizatës kriminale të drejtuar nga Franc e Hajdar Copja

Ndaje në Whatsapp
Zbulohet truri financiar i organizatës kriminale të drejtuar nga Franc

Maklen Mici, dyshohet se ishte truri financiar dhe pastronte milionat e organizatës kriminale të drejtuar nga vellëzërit Franc Copja e Hajdar Copja Bako, i njohur si Dari i Elbasanit. Ndaj Micit është firmosur urdhër arrest me kërkesë të SPAK, pasi janë siguruar të dhëna që ka trasferuar përmes exchange që ndodhet në afërsi të Bankës së Shqipërisë miliona euro të klanit kriminal.

Burime pranë SPAK bënë me dije se një pjesë e parave janë investuar në ndërtim. Vëllezërit Franc e Hajdar Copja, i pari i ekstraduar në Belgjikë dhe i dyti në Dubai, akuzohen se kanë urdhëruar dhe financuar 6 vrasje familjarë të kundërshtarit të tyre të përbetuar Erjon Alibej i njohur si Krymi, si dhe kanë planifikuar dhjetëra atentate të tjera.

Përplasja mes Copjave dhe Alibejve, nisi për shkak të prishjes së pazareve në trafikun e kokainës. Klani kriminal Copja dyshohet se zotëron pasuri miliona euro, një pjesë e të cilave janë sekuestruar. Ndërsa gjatë aksionit të SPAK, u sekuestrua 1 milionë euro cash.

Goditja e këtij grupi me bazë kryesore në Dubai vitet e fundit, erdhi pas zbërthimeve të komunikimeve në SKY EÇ, por edhe dëshmive të të penduarit Nuredin Dumani. Klani Copja rezulton të ketë qenë i implikuar edhe ne megagrabitjen e ndodhur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme