Ekskluzive 3 Gusht 2024, 17:00 Nga VNA

Hetimet e SPAK për "Toyota Auris", belgët kërkuan ndihmë me letërporosi, por u dekonspiruan. Dyshonin avokatin Çela dhe një noter për pastrim parash për 3.4 mln eurot. VNA sjell detaje

Ndaje në Whatsapp
Hetimet e SPAK për "Toyota Auris", belgët kërkuan

Në dhjetor të 2019 autoritetet belge kërkuan ndihmë nga institucionet e drejtësisë shqiptare për ekzekutimin e nje letërporosie në kuadër të hetimit që po kryhej atje lidhur me cështjen e njohur si Toyota Auris, ku së fundmi në kuadër të një hetimi të SPAK ka përfunduar në pranga drejtuesi i prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, ndërsa janë shpallur në kërkim magjistratja, Eriona Daupaj, ish-oficere e policisë gjyqësore pranë prokurorisë për Krime të Rënda, avokati Radovan Cela dhe biznesmeni Astrit Vladi.

Belgët kërkonin informacion për Radovan Celën, me profesion avokat, i cili në atë kohë mbronte shtetasit Elvis dhe Alfred Vladi, të dyshuar për pastrimin e 3.4 milionë eurove që u sekuestruan në Portin e Durrësit të fshehura në dy automjeve. Po ashtu kërkohej informacion edhe për nje noter.

VNA ka mësuar përmes burimeve të besuara se autoritetet e huaja kërkonin të dhëna lidhur me numrat e telefonave që përdorte avokati dhe personi tjetër, hetimin e adresave të tyre elektronike dhe t’iu vidheshin në dispozicion kopje te emaileve, të lokalizoheshin shtëpitë dhe zyrat e tyre. Belgët kishin dyshime se Cela dhe personi tjetër me profesion noter ishin të përfshirë në aktivitetin e pastrimit të parave, ndaj në këtë kuadër kërkohej edhe marrja e tyre në pyetje. Faktet e zbuluara së fundmi nga SPAK tregojnë se dokumenti secret i belgëve përfundoi në duart e avokatit të dyshuar Radovan Cela. Ishte pikërisht oficerja e policisë gjyqësore pranë prokurorisë për Krime të Rënda Eriona Daupaj, e cila e informoi avokatin për kërkesën e belgëve, duke i dërguar kopje të dokumentit.

Ndërsa menjëherë ata nisën të thurin planin që të bënin të mundur bllokimin e ekzekutimit të leterporosisë. Pas shumë përpjekjesh, është bëre e mundur që gjykata e posacme të vendosë pranimin e pjesshëm të ekzekutimin e letërporosisë që lidhej me pyetjen e ish-kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili ishte i pari që e denoncoi cështjen në Parlament dhe paratë u zbuluan më vonë në Durrës, ndërsa për pjesën që lidhej me Radovan Celën dhe noterin është vendosur të kërkoheshin të dhëna shtesë nga autoritetet belge.

Për 3.4 milionë eurot që dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale, drejtësia shqiptare ka dënuar vetëm Elvis Vladin për akuzën e mosdeklarimit të të hollave në kufi. Faktet e zbuluara nga SPAK së fundmi tregojnë se për të aministuar pjesëtarët e grupit kriminal janë korruptuar njerëz të drejtësisë nga biznesmeni Astrit Vladi, që ëhstë vëllai i Elvis Vladit. Aktualisht Aurel Zarka është në pranga, ndërsa avokati, ish-oficerja gjyqësore dhe Astrit Vladi janë në kërkim, në një kohë që vijojnë hetimet për gjyqtarë dhe prokurorë nën dyshimet se janë përfshirë në korrupsion.

Video

?Dhjetëra anije dhe mijëra aktivistë po përgatiten të nisen drejt Gazës midis 31 gushtit dhe 4 shtatorit, pjesë e iniciativës së shoqërisë civile Global Sumud Flotilla. ?Qëllimi i tyre është të dërgojnë ndihma humanitare dhe të ushtrojnë presion mbi komunitetin ndërkombëtar për të ndërhyrë ndaj situatës së rëndë në zonë. ✍️Datat dhe portet e nisjes janë të ndryshme: më 31 gusht flota e parë do të niset nga Spanja dhe nga Genova, ndërsa më 4 shtator pjesa tjetër do të niset nga Sicilia, Tunizia dhe Greqia. Të gjitha anijet do të nisen drejt Gazës, duke mbledhur përfaqësues nga shumë vende të botës. https://www.vna.al/bota/flota-global-sumud-drejt-gazes-aktiviste-nga-italia-spanja-tunizia-dhe-greq-i13740

Të shtëna me armë në një shkollë katolike në SHBA, dyshohet se ka disa viktima Të paktën 10 persona janë qëlluar dhe dyshohet se disa prej tyre kanë humbur jetën, pas disa të shtënash me armë zjarri në një shkollë katolike në Minneapolis, Minesota të SHBA-së. Raportet e mediave lokale thonë se dy persona janë vrarë dhe katër janë plagosur rëndë, ndërsa dyshohet se një bombë, mund të jetë vendosur brenda ndërtesës. Incidenti i përgjakshëm ndodhi rreth orës 8:30 të mëngjesit të së mërkurës kur policia u thirr për raportime për të shtëna në kishë. Dëshmitarët përshkruan një burrë të veshur me të zeza dhe që mbante një pushkë gjahu. Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, tha në një postim se incidenti ndodhi në shkollë, ndërsa mbërriti menjëherë në vendngjarje.

? HISTORI NGA HAPËSIRA! SpaceX sapo shkroi historinë me fluturimin e 10-të provë të Starship ?. Pas disa dështimesh të mëparshme, anija gjigante e Elon Musk u ngrit nga Starbase, Teksas dhe, pas 66 minutash në hapësirë, realizoi një ulje të kontrolluar në Oqeanin Indian ??. Shiko videon e uljes mbresëlënëse dhe mëso pse ky sukses po cilësohet si pikë kthese për eksplorimin hapësinor! ?✨ https://vna.al/teknologji/starship-i-spacex-shenon-sukses-historik-ne-fluturimin-e-10-te-prove--i13734

IKMT zbarkon këtë mëngjes në zonën e Drimadhes në Dhërmi. Në fokus shembja e një objekti me konstruksion metalik. Objekti sipas IKMT ka dalë jashtë lejes së ndërtimit. Shembja e objektit do të kryhet me mjetet e IKMT dhe jo me shpërthim. Aksioni i IKMT vijon prej disa ditësh, ndërsa në fokus shembja e objekteve që nuk janë klasifikuar nga legalizimi ose nuk kanë leje ndërtimi.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme