Ekskluzive 7 August 2024, 20:01 Nga VNA

Afera e inceneratorit të Tiranës, zbulohen fotot e ortakëve të Mirel Mërtirit në Holandë. SPAK zbuloi grupin kriminal që pastruan 20 mln euro

Ndaje në Whatsapp

Personat që shihni në këto foto janë Marc Lappat dhe Michael Druijts, me pasaportë holandeze. Të dy janë shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohen si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që sipas SPAK drejtohet nga pronarët faktikë të inceneratorit të Tiranës, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, po ashtu në arrati.

Marc Lappat dhe Michael Druijt rezultojnë administratorë të kompanisë Geogenix BV, e regjistruar në holandë që është kompania mëmë e Integratet Energy BV SPV që zotëron inceneratorin e Tiranës. Pra thanë ndryshe, rezultojnë se ata kanë vepruar për llogari të Mirel Mërtirit me qëllim që të fshihej pronësia dhe lidhja e tij me inceneratorin.

Ndërkohë në kuadër të këtij hetimit, SPAK ka firmosur urdhër arrest edhe për biznesmenin Ilir Dedja, ish-ortak me partneren e Mirel Mërtirin, i cili rezulton se garanton jetesën në arrati të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, për Denisa Tollkucin, Dashamir Ymerajn, italianin Giuseppe Ciaffaglione, Renardo Ballbatin si dhe gazetarin me inicialet E.B.

Për faktin se asnjëri prej të dyshuarve nuk është arrestuar brenda vendit dhe kërkimet nuk kanë dhënë asnjë rezultat, emrat e tyre janë renditur tashmë në listën e personave të kërkuar ndërkombëtarisht.

Sipas SPAK grupi kriminal ka pastruar shumën prej 20 milionë euro, para të cilat dyshohen të jenë pastruar në banka jashtë vendit.

“Aktiviteti kriminal i pastrimit të produkteve të veprës penale, rezulton se është kryer në vazhdimësi duke filluar që nga momenti i lidhjes së kontratës koncesionare duke përdorur mekanizma dhe forma të ndryshme të ngritura nga organizatorët e këtij aktiviteti kriminal, me pjesëmarrës shtetas shqiptar dhe të huaj, të cilët kanë vepruar në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal. Personat pjesëmarrës të këtij grupi të strukturuar kriminal kanë përfituar vlera monetare të mësipërme, si produkte të veprës penale, duke marrë vlerat monetare nga llogaria bankare e shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V. SPV” sh.p.k, në sajë të mashtrimit nëpërmjet krijimit të faturave fiktive, në sajë të shoqërive fiktive të krijuara brenda dhe jashtë vendit, si dhe nëpërmjet tërheqjes së vlerave monetare në cash”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme