Ekskluzive 8 Gusht 2024, 20:44 Nga VNA

“Ethet e Nilit” dhe neglizhenca e Institutit të Shëndetit Publik. Si është abuzuar me fondet dhe lënë në harresë dezinfektimi i zonave bregdetare

Ndaje në Whatsapp

Vetëm kur Greqia informoi shtetin shqiptar që një pacient i prekur me virusin “Ethet e Nilit” kishte ndërruar jetë pasi ishte kthyer nga Shqipëria, Ministria e Shëndetësisë në Tiranë reagoi për herë të parë duke nisur dhe shpjegimet për këtë sëmundje. Pacienti 0 në Shqipëri mësohet të jetë një shtetas nga Kosova pas disa ditësh pushimi në Shëngjin.

Dy ditë më parë, shefja e departamentit të Sëmundjeve Ngjitëse pranë ISHP-së, Silva Bino bëri me dije zyrtarisht se kjo sëmundje infektive po qarkullonte në vendin tonë. Ajo njoftoi zyrtarisht se nga virusi kishin humbur jetën 3 qytetarë. Gjithsesi zonja Bino gjatë shpjegimt të kësaj sëmundjeje e minimizoi rrezikun duke thënë se kalohet letshëm tek personat e rinj, ndërsa pas moshës 60 vjeç apo tek persona që kanë dëmtime të imunitetit, shfaqen format me prekje të sistemit nervor.

Por edhe pse Bino u mundua ta minimizonte rrezikun, fakt mbetet që virusi përhapet nga mushkonjat, kaq të pranishme në të përditshmen tonë. Sipas ekspertëve të mjekësisë kjo sëmundje në 1% të rasteve mundet të manifestohet me prekje te sistemit nervor qendror si encefalitis, meningitis, shumë rrallë dhe vdekje (më pak se 1/1000 raste). Rreziku është evident, siç janë dhe mushkonjat apo insektet e tjera që e nxisin përhapjen e tij. Më alarmante bëhet situata kur sheh që dezifenktimet janë thuajse inekzistente në zonat e rrezikuara.

Insituti i Shendetit Publik duket të jetë krejt i papërgatitur për këtë virus dhe rreziqet e tij. Mjafton të shohësh seriozitetin me prokurimet e munguar që ka ky institucion për dezenfektimin e zonave ku ka prani të mushkonjave.

Nga një kërkim që ka bërë VNA.al, ISHP si institucion përgjegjës rezulton se tenderimet publike më të fundit që ka bërë për dezenfektimin e zonave janë në vitin 2019. Atë vit ISHP ka zhvilluar 38 kontrata publike për luftë kundër mushkonjave në vijën bregdetare me vlerë rreth 1 milionë euro.

Tenderat ishin marrëveshje kuadër me vetëm një kompani “NGR sh.p.k” dhe këto kontrata një vitë më parë ranë në sytë e drejtësisë. Madje në qershorin e vitit 2023, drejtoresha e këtij institucioni Silva Bino u thirr në SPAK për t’u pyetur për këtë rast, ndërsa dosja është ende në hetim.

Në një kërkim të bërë në APP dhe në Open Procurment, që prej 2019-ës nuk rezulton që ky institucion të ketë bërë tendera të tjerë për dezinfektimin e zonave.

Ndërkohë në faqen Open Spending Albania na rezulton që ISHP edhe gjatë këtij viti ka bërë transaksione pagesash sërish për subjektin “NGR sh.p.k” për dezinfektimin e zonave. Pagesat fillojnë që nga data 7 qershor 2024 dhe deri në datën 29 korrik 2024. Vlera totale që ka shpenzuar për dezinfektimin e zonave është 49 milionë lekë të vjetra.

 

Nuk dihet se me çfarë marrëveshje është shpenzuar kjo shumë dhe për cilat zona bëhet fjalë se janë dezinfektuar, por që shërbimi mesa duket nuk ka mjaftuar duke qenë se sëmundja është e pranishme. Madje dyshimet për neglizhencë nga ana e ISHP shihet edhe nga mungesa prekurimeve publike prej 5 vitesh tashmë për dezinfektimin e zonave, që mund të ketë sjell rishfaqjen e kësaj sëmundjeje në vendin tonë.

Neglizhenca e shoqëruar me mungesën e transparencës është arsyeja që sot jemi më të rrezikuar se kurrë nga virusi i Nilit. Ky është momenti që qeveria të marrë masa urgjente për të përballuar këtë situatë që rrezikon jetën e qytetarëve por që mund të jetë dhe një njollë e errët për turizmin e cënuar të këtij viti./VNA.al/

Video

? HISTORI NGA HAPËSIRA! SpaceX sapo shkroi historinë me fluturimin e 10-të provë të Starship ?. Pas disa dështimesh të mëparshme, anija gjigante e Elon Musk u ngrit nga Starbase, Teksas dhe, pas 66 minutash në hapësirë, realizoi një ulje të kontrolluar në Oqeanin Indian ??. Shiko videon e uljes mbresëlënëse dhe mëso pse ky sukses po cilësohet si pikë kthese për eksplorimin hapësinor! ?✨ https://vna.al/teknologji/starship-i-spacex-shenon-sukses-historik-ne-fluturimin-e-10-te-prove--i13734

IKMT zbarkon këtë mëngjes në zonën e Drimadhes në Dhërmi. Në fokus shembja e një objekti me konstruksion metalik. Objekti sipas IKMT ka dalë jashtë lejes së ndërtimit. Shembja e objektit do të kryhet me mjetet e IKMT dhe jo me shpërthim. Aksioni i IKMT vijon prej disa ditësh, ndërsa në fokus shembja e objekteve që nuk janë klasifikuar nga legalizimi ose nuk kanë leje ndërtimi.

Pamjet nga momenti i ndalimit dhe arrestimit në Tunelin e Murrizit? Policia ka arrestuar një 22 vjeçar, në Tunelin e Murrizit, pasi është kapur duke transportuar armë për llogari të grupeve kriminale. Në automjetin e Ardit Doçit, banues në Burrel, Policia gjeti dhe sekuestroi: • 2 armë zjarri kallashnikov • 4 krehra municioni • automjetin dhe celularin e të arrestuarit

Kandidatja republikane për Kongres nga Teksasi, Valentina Gomez, publikoi një reklamë fushate në të cilën shihet duke djegur Kuranin, duke deklaruar se Islami duhet ndalur “njëherë e përgjithmonë.”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme