Bota 13 June 2026, 21:54 Nga VNA

Edhe pas humbjes në zgjedhje, Orban rizgjidhet me mbi 98% të votave në krye të Fidesz

Ndaje në Whatsapp
Edhe pas humbjes në zgjedhje, Orban rizgjidhet me mbi 98% të votave

Ish-kryeministri hungarez Viktor Orbán është rizgjedhur në krye të partisë opozitare Fidesz, vetëm pak muaj pasi humbi pushtetin në zgjedhjet parlamentare të 12 prillit.

Në kongresin e partisë të zhvilluar këtë të shtunë, 729 nga 737 delegatë votuan në favor të Orbanit, duke i siguruar atij mbi 98% të votave. Nuk pati asnjë kandidat rival për postin e kryetarit.

Rezultati vjen në një moment kur e ardhmja politike e Orbanit ishte vënë në diskutim pas humbjes së zgjedhjeve ndaj partisë së qendrës së djathtë Tisza. Për herë të parë që nga ardhja e tij në pushtet në vitin 2010, disa ish-bashkëpunëtorë dhe mbështetës të tij kishin kërkuar publikisht largimin nga drejtimi i partisë.

Megjithatë, votimi i kongresit tregoi se kontrolli i Orbanit mbi strukturat e Fidesz mbetet pothuajse i plotë, pavarësisht humbjes elektorale. Rizgjedhja e tij me një shumicë dërrmuese dhe mungesa e një gare reale për drejtimin e partisë kanë nxitur krahasime me liderë të tjerë politikë në rajon, të cilët edhe pas humbjeve zgjedhore kanë ruajtur kontrollin absolut mbi partitë që drejtojnë.

Fidesz kalon kështu në opozitë me të njëjtin lider në krye, ndërsa Orban synon të rindërtojë partinë dhe të përgatitet për sfidat e ardhshme politike në Hungari.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme