Ekskluzive 2 September 2024, 21:25 Nga VNA

Prokuroria e Durrësit intensifikon hetimet mbi skandalin e mbetjeve toksike: Zyrtarët dhe përfaqësues të kompanive “Kurum” dhe “Sokolaj” do merren në pyetje

Ndaje në Whatsapp
Prokuroria e Durrësit intensifikon hetimet mbi skandalin e mbetjeve

Prokuroria e Durrësit, e cila po heton skandalin e eksportit të 102 kontejnerëve me mbetje të dyshuara toksike nga Shqipëria drejt Tajlandës, ka hartuar një listë me personat që do të marrë në pyetje. "Jemi duke pyetur të gjithë zyrtarët apo personat e tjerë që janë marrë me procedurat në rastin konkret dhe do t'i ballafaqojmë me të dhënat e siguruara përmes sekuestrimit të dokumenteve," tha një burim i Prokurorisë për VNA.

Në mesin e personave që po pyeten janë përfaqësues të kompanisë Kurum, zyrtarë të doganave, si dhe punonjës të kompanisë Sokolaj shpk. Hetimet po kryhen për shpërdorim detyre dhe transport të mbetjeve toksike. Ngarkesa ndërkohë është rrugës së kthimit dhe parashikohet të mbërrijë në Portin e Durrësit në fund të muajit shtator. Kontejnerët do të sekuestrohen dhe prokuroria do të bëjë analizat për të konfirmuar se çfarë lënde është ngarkuar brenda tyre.

Nisja e sesionit të ri parlamentar, ndryshe nga sa pritej, nuk solli asnjë debat për këtë çështje. Një interpelancë e parashikuar me kryeministrin, e kërkuar nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, pritet të ndodhë më 12 shtator. Përveç Agron Dukës, asnjë politikan tjetër, qofshin të pozitës apo të opozitës, nuk e përmendi sot skandalin e transportit të mbetjeve toksike.

Lexo gjithashtu

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme