Ekskluzive 8 September 2024, 11:16 Nga VNA

Dritëhijet e skandalit në RTSH nga akuzat për ngacmime seksuale nga ish-drejtori, te pagat miliona lekëshe. Të gjithë heshtin

Ndaje në Whatsapp
Dritëhijet e skandalit në RTSH nga akuzat për ngacmime seksuale

Doreheqja e drejtorit të RTSH, Alfred Peza, dhe zhurma për arsyet e largimit të tij kanë ende shumë të panjohura për publikun. Edhe pse duket si një çështje me nota seksuale, VNA ka kërkuar të gjejë informacione më të sakta që hedhin dritë mbi atë çfarë ndodh realisht me transmetuesin shtetëror televiziv në Shqipëri.

Me emërimin e tij në krye të RTSH-së, Alfred Peza nisi një valë shkarkimesh të punonjësve dhe gazetarëve, lëvizje këto të denoncuara nga vetë stafi, opozita dhe shoqatat e gazetarëve. Por, duke qenë se TVSH-ja ka qenë dhe mbetet pronë ekskluzive e qeverive përkatëse, askush nuk bëri asgjë për të ndryshuar këtë realitet.

Me pak kujdes, vihet re se përveç shkarkimeve, Alfred Peza ka vendosur të shpërblejë besnikët e tij dhe të partisë që e ka emëruar me paga stratosferike. Shembulli më i qartë i kësaj është Blerta Tafani, gazetarja, mesazhet e së cilës u dorëzuan pranë bordit të TVSH-së si dokument për ngacmime të pretenduara seksuale nga drejtori.

Blerta Tafani është paguar saktësisht me 5 deri në 7 milionë lekë të vjetra në muaj si moderatore në një nga programet e TVSH-së. Së bashku me të, edhe Alban Dudushi është paguar me të njëjtat shifra çdo muaj. Vetëm pasi Bora Xhani drejtoreshë programacioni në TVSH, një tjetër e preferuar e drejtorit të përgjithshëm, nisi të ketë të njëjtat kërkesa për rrogë të lartë si Blerta Tafani, punët nuk nisën të shkojnë mirë dhe Alfred Peza u detyrua të largonte Blertën. Që nga ai moment, inatet mes “gazetareve” të superpaguara dhe dramat me drejtorin shkaktuan skandalin pas të cilit Peza dha dorëheqjen.

Qartazi, ngacmimet me mesazhe janë një akt i shëmtuar i një drejtuesi në çfarëdo institucioni. Dhe nëse faktohet se ngacmimet kanë qenë të vërteta, ai duhet të ndiqet penalisht për këtë akt. Por shkelja e ligjit dhe e moralit nis nga mënyra si është menaxhuar televizioni publik shqiptar, si është abuzuar me paratë e taksapaguesve, si janë superpaguar gazetarët dhe emisionet pa kurrfarë audience në kurriz të të larguarve nga puna dhe të atyre që punojnë prej dhjetëra vitesh aty dhe marrin paga si të administratës.

TVSH-ja është një gropë e madhe në buxhetin e Shqipërisë. Një ngrehinë e stërmadhe dhe aspak efikase, me aparatura të amortizuara dhe me programacion bolshevik, ku rezulton se marrin paga disa miliona dhe të preferuarit e drejtorit, dhe zarat e propagandës qeveritare. Ky institucion, i zhvlerësuar në tregun mediatik prej vitesh dhe totalisht jashtë risive të teknologjisë, ndoshta duhet të riformatohet për të qenë të paktën konkurrues në treg. Përndryshe, çdo kush i emëruar nga qeveria, nëse nuk do ta përdorë për qëllime meskine personale, do ta shndërrojë atë në vatër ku paguhen me rroga të larta patronazhistët e propagandës qeveritare.

Lexo gjithashtu

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme