Ekskluzive 7 September 2024, 11:41 Nga VNA

Vrasja e Elis Rroshkodol, VNA zbulon identitetin e organizatorit të atentatit, u ndihmua nga nipi

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Elis Rroshkodol, VNA zbulon identitetin e organizatorit të

Voltan Xhani është i dyshuari kryesor për organizimin dhe vrasjen e Elis Rroshkodol në lagjen Ahmet Haxhiu në Shkodër mesditën e 30 gushtit 2024. Ai është shpallur në kërkim, ndërsa nipi i tij Xhulio Malo u vu në pranga nga policia për “sigurim të kushteve për të kryer vrasje” dhe “veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.

VNA ka mësuar nga prokuroria se Xhani dhe Rroshkodol njihen herët në shtetin e Belgjikës ku kanë jetuar për vite me radhë dhe dyshohet që kanë patur përplasje të forta për shkak të aktivitetit kriminal.

Dyshohet se Xhani ka organizuar krimin, pasi me ndihmën e nipit dhe dy personave të tjerë ka trafikuar makina nga jashtë vendit, të cilat i mbante në një servis në Bërzhitë. Njëri nga automjtet, pjesë të të cilit janë gjetur brenda servisit, është përdorur për kryerjen e vrasjes.

Në gjurmët e servisit ku u gjetën provat e krimit, policia ra teksa ndiqte lëvizjen e automjetit pas kryerjes së atentatit.

Lidhur me vrasjen e Rroshkodol policia ka shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë. Policia ka dyshime se motivi i vrasjes së Rroshkodol është përplasja për trafiqet e paligjshme, por po ashtu pretendon se Voltan Xhani nuk është i vetmi i interesuar për vrasjen e tij. Dyshohet se janë edhe të tjerë persona që kanë financuar krimin e rëndë.

Elis Rroshkodol u ekzekutua teksa po pinte kafe në një lokal. Ai ishte i skeduar nga autoritetet belge si pjesë e një grupi kriminal që kryente grabitje, ndërsa ishte në kërkim nga Rumania për plagosje.

Lexo gjithashtu

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme