Ekskluzive 5 Shtator 2024, 19:12 Nga VNA

VNA zbardh të plotë dinamikën e ngjarjes dhe atë ç’ka ndodhi në familjen Balla në Shënavlash

Ndaje në Whatsapp
VNA zbardh të plotë dinamikën e ngjarjes dhe atë

Esmerald Balla, baba i dy fëmijëve të mitur, kishte nisur ndërtimin e shtëpisë së tij të re. Po e ndërtonte ngjitur me banesën ku jetonte aktualisht me gruan, fëmijët, babain Enver Balla dhe njerkën, pasi nëna kishte ndërruar jetë pak kohë më parë dhe babai kishte nisur një jetë të re.

Ndryshe nga dy vëllezërit dhe motra, të cilët jetonin në Itali, Esmeraldi kishte vendosur të jetonte në Shënavlash. Çdo mëngjes ai shkonte në punë së bashku me babain e tij, Enverin, ku kishin rreth 500 dele dhe 50 krerë lopë, dhe përmes këtij biznesi siguronin të ardhura të mjaftueshme për të jetuar.

Marrëdhëniet baba e bir dukeshin të mira deri në momentin kur Esmeraldi mësoi se kasaforta, ku mbanin 75 milionë lekë, ishte hapur me sende të forta dhe paratë mungonin. Mëngjesin e 13 gushtit, ai u konfliktua me babain 62-vjeçar, të cilin e akuzoi se i kishte marrë paratë. E qëlloi për vdekje me pistoletë dhe, më pas, me ndihmën e mikut të tij, Edison Brahaj, e cila u arrestua sot, e transportoi trupin 1 kilometër dhe e hodhi në një pus, ndërsa armën e krimit e fshehu në një kanal.

Dy ditë më vonë, më 15 gusht, Esmeraldi shkoi në polici dhe denoncoi humbjen e kontakteve me babain. Ai pretendoi se një grua kishte shkuar pranë stallave të tyre për të blerë një qingj dhe babai ishte larguar me të.

Për largimin e babait nga shtëpia ai njoftoi edhe vëllezërit dhe motrën, ndërkohë që kishte fshirë pamjet e kamerave të sigurisë dhe të dhënat në telefon. Ditët në vijim ai vazhdoi jetën normalisht, duke u përpjekur të bënte të besueshme alibinë se babai ishte larguar me një grua. Sipas hetuesve, Esmeraldi hapi një adresë Instagrami me emrin “Ver Balla” dhe i shkroi vëllait të tij: “Mos më kërkoni. Jam larguar me një grua për të nisur një jetë të re. Pres një fëmijë,” duke u shtirur sikur ishte babai i tij, 62-vjeçari.

Ky mesazh, i dërguar para pak ditësh, dhe fakti që Esmeraldi njoftoi policinë për thyerjen e kasafortës, ngritën dyshime të forta se ai mund të kishte vrarë babain. Pas disa orësh marrje në pyetje, ai e pranoi krimin.

“E vrava unë. U zumë dhe babai tentoi të më vriste. Unë u përlesh, ia mora armën dhe qëllova për vdekje. Isha shumë gjaknxehtë. Ai i harxhoi paratë me eskorta,” tha Esmeraldi para hetuesve.

Hetuesit po verifikojnë nëse Esmerald Balla ka bashkëpunëtorë të tjerë përveç Edison Brahajt, i cili u zbulua përmes përgjimeve dhe ndihmoi në transportimin e trupit. Ata besojnë se Esmeraldi e vrau babain me gjakftohtësi.

Gjatë këtyre dy ditëve, policia mori dëshminë e gruas së Esmeraldit, e cila mohoi të kishte dijeni për krimin, si dhe dëshminë e një gruaje tjetër që besohet të ketë qenë në marrëdhënie me 62-vjeçarin.

Hetimet po vazhdojnë, pasi ngjarje të tilla shpesh rezervojnë të panjohura. Ndërkohë, Esmerald Balla pritet të dalë përpara gjykatës për masë sigurie në gjykatën e Durrësit për akuzat “vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, “armëmbajtje pa leje” dhe “fshehje e kufomës”.

Lexo gjithashtu

Video

Ndeshja mes Flamurtari FC dhe KF Elbasani është mbyllur mes tensioneve dhe incidenteve në stadium. Gjatë takimit nuk munguan përplasjet në distancë mes tifozerive, ndërsa në përfundim të ndeshjes pati edhe konfrontime në hollin e stadiumit, fillimisht mes lojtarëve dhe më pas edhe mes një pjese të tifozëve të të dy skuadrave. Në këtë ndeshje ishin të angazhuara forca të shumta policie për të garantuar rendin dhe sigurinë. Policia ndërhyri për të qetësuar situatën brenda stadiumit dhe më pas largoi tifozët edhe në zonën jashtë tij. Sa i përket rezultatit sportiv, ndeshja përfundoi me fitoren 2–1 të KF Elbasani

Një protestë kundër Shteteve të Bashkuara u zhvillua në Iran, ku një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte veprimi i disa fëmijëve që dogjën fanella të futbollistit të njohur Lionel Messi. Zemërimi u nxit nga ngjarjet e 5 marsit, kur lojtarët e klubit Inter Miami CF u ftuan në Shtëpia e Bardhë si fitues të MLS Cup. Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës duartrokitën presidentin amerikan Donald Trump teksa ai po fliste për një operacion ushtarak në Lindjen e Mesme. Ky moment shkaktoi reagime të forta dhe një valë kritikash nga tifozë dhe përdorues të rrjeteve sociale.

Ju flet Tirana… po japim lajmet e antikorrupsionit në QSUT.

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme