Ekskluzive 9 September 2024, 14:04 Nga VNA

Do të shpërthente anijen Finikas me minë të telekomanduar, turisti anglez rrëfen vdekjen e Armand Nelaj. VNA zbardh dëshminë: Ja çfarë bisedova me të

Ndaje në Whatsapp
Do të shpërthente anijen Finikas me minë të telekomanduar,

Dy turistë të huaj kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes ku humbi jetën biznesmeni Armandi Nelaj, teksa ishte nisur për të shpërthyer me minë të telekomanduar tragetin Finikas. Njëri prej tyre, shtetas anglez Nicholas M., ka rrëfyer për hetuesit rrethanat e ngjarjes tragjike.

“Rreth orës 13:00 erdha nga Ksamili, së bashku me shokun tij, Frederic R. Varkën e ankoruam tek zyra e emigracionit, tek Porti i Sarandës. Shkuam të bënim disa blerje në supermarket dhe u kthyem përsëri tek porti, aty ku kishim lënë varkën”, tregon Nicholas M. Ai shpjegon se në mbrëmje panë me dylbi, një person, i cili ishte duke veshur kostumin e zhytjes dhe u zhyt ne det. “Kishte edhe një maskë në fytyrë dhe vinte vërdallë varkës, tek pjesa e pasme, ku ndodhej motorri. U afruam dhe e pyetëm nëse kishte nevojë për ndihmë, pasi po tërhiqte dy çanta me ngjyrë të zezë. Ai u përgjigj se ishte në rregull dhe ne u larguam”, thotë turisti.

Ai kujton se sapo janë larguar disa metra, pas disa sekondash kanë dëgjuar një shpërthim shumë të fortë.

“U afruam për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe pamë sende që po pluskonin mbi ujë. Personi ishte i plagosur rëndë. E tërhoqëm me varkë dhe e nxorëm në breg. Aty u afruan punonjësit e portit, për t'i na ndihmuar, për të nxjerrë trupin jashtë. Mbërriti ambulanca për ta marrë”, përfundon turisti.

I pyetur lidhur me shpërthimin nëse kanë parë tym apo flakë, thotë nuk mund të japë detaje sepse ka qenë me kurriz.

Ndërsa lidhur me momentin kur folën me personin para se të ndodhte shpërthimi ai thotë se: “nuk kishte shumë dëshirë që të fliste me ne, madje me maskë nëpër dhëmbë na foli”. Armandi Nelaj ndërroi jetë nga shpërthimi aksidental i minës së telekomanduar që kishte përgatitur sipas Prokurorisë bashkë me mikun e tij Eridion Muho për të shkatërruar anijen Finikas për shkaqe konkurrence.

Lexo gjithashtu

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme