Ekskluzive 8 September 2024, 15:30 Nga VNA

Erion Veliaj gënjen për numrin e pemëve në Tiranë, publikon statistikat e 2018-ës

Ndaje në Whatsapp
Erion Veliaj gënjen për numrin e pemëve në Tiranë,

Mëngjesin e sotëm, Erion Veliaj ndau me ndjekësit e tij në “Facebook” një lajm të cilësuar prej tij si “superlajm”, duke deklaruar se “Agjencia Europiane e Mjedisit liston Tiranën në top 10-shen e kryeqyteteve të Europës me mbulimin më të madh urban me pemë”. Madje, sipas kryebashkiakut, Tirana ka kaq shumë pemë sa ka lënë pas qytete si Athina, Beogradi, Brukseli dhe të tjera.

Për ta ilustruar këtë, ai publikoi një grafik me mbishkrimin “Urban Tree Cover of European Capitals”, pa datën e të dhënave, ku listohen 10 kryeqytete me mbi 50 mijë banorë, për përqindjen e mbulesës me pemë në zonat funksionale urbane.

VNA bëri disa kërkime dhe rezultoi se grafiku i publikuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës i referohet të dhënave të publikuara nga Agjencia Europiane e Mjedisit në dhjetor 2021, bazuar në matjet e kryera në vendin tonë në vitin 2018.

Pra, Erion Veliaj ka mashtruar. Publikimi i Veliajt është një foto e marrë nga uebsajti “Voronoiapp.com”, një platformë që bën artikuj bazuar mbi të dhëna dhe statistika. Shkrimi i publikuar nga ky uebsajt, “Ranked: Urban Tree Cover of European Capital Cities - Voronoi (voronoiapp.com)", nxjerr në dritë të vërtetat për gjelbërimin dhe pemët në Tiranë, ndryshe nga sa pretendon Veliaj, që e cilëson si një “arritje të jashtëzakonshme për gjithë punën e bërë gjatë këtyre viteve me mbjelljen e pemëve të reja”.

Në artikull bëhet e qartë se të dhënat u publikuan në vitin 2021, por bazohen në të dhënat e vitit 2018 nga Shërbimi i Monitorimit të Tokës së Kopernikut, dhe përditësohen çdo tre vjet. Në fund të shkrimit, jepet burimi i të dhënave, konkretisht raporti i Agjencisë Europiane të Mjedisit, të cilit i referohet edhe Veliaj, “Urban tree cover — European Environment Agency (europa.eu)”, të dhëna që janë për vitin 2018, të publikuara në dhjetor 2021.

Lexo gjithashtu

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme