Ekskluzive 14 September 2024, 16:00 Nga VNA

Hetimi i SPAK, ja pagesat që përfitoi Sali Berisha nga dhëndrri pasi e favorizoi të privatizonte ish-klubin Partizani

Ndaje në Whatsapp
Hetimi i SPAK, ja pagesat që përfitoi Sali Berisha nga dhëndrri

Sipas hetimit, Sali Berisha ka përfituar avantazhe të drejtpërdrejta, jo vetëm përmes familjes Malltezi, por edhe nga financime të shoqërisë Homeplan sh.p.k., në kuadrin e fushatës zgjedhore të vitit 2013. Ndër pagesat e përmendura është edhe ajo për akomodimin dhe udhëtimin e një këngëtari të ftuar prej tij.

SPAK vijon se, ndër vite, familja Berisha ka përfituar nga të ardhurat e Jamarbër dhe Argita Malltezi. Në vitin 2014, Berisha akuzohet se ka përfituar 24 mijë euro, prej të cilave 6 mijë euro janë përdorur për shpenzime shëndetësore të Liri Berishës, dhe janë deklaruar në ILDKPI si të dhëna nga dhëndri, Jamarbër Malltezi. Pjesa tjetër prej 18 mijë eurosh është deklaruar nga Shkëlzen Berisha si hua pa interes nga Jamarbër Malltezi, shumë që nuk është dokumentuar të jetë shlyer më vonë.

Në vitin 2017, Berisha akuzohet për përfitimin e 27,439.98 USD dhe 7,403.75 euro. Shuma e parë përfaqëson shpenzime mjekësore për ish-kryeministrin, të paguara nga Argita Malltezi dhe të deklaruara në ILDKPI, ndërsa shuma e dytë është paguar nga avokati i Shkëlzen Berishës në SHBA, si një hua pa interes.

Gjithashtu, Jamarbër Malltezi ka paguar 3 mijë euro për pushimet e Liri dhe Sali Berishës.

Në vitin 2021, 19,933 euro janë paguar për shpenzime konsulence avokatie për zyrën ligjore në Francë në çështjen e Antony Blinken, që përfshinte Sali dhe Liri Berishën. Nga kjo shumë, 13,288 euro janë pasqyruar si detyrim ndaj Jamarbër Malltezit, ndërsa pjesa tjetër si detyrim nga Shkëlzen Berisha.

Në vitin 2022, Argita Malltezi ka shlyer faturat e studios ligjore në Mbretërinë e Bashkuar për babain e saj, Sali Berishën, me një shumë prej 213,590 euro. SPAK thekson se këto pagesa, si dhe të tjera, janë bërë gjatë kohës kur ish-kryeministri Berisha ka hapur procese gjyqësore në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar kundër sanksioneve të vendosura nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar që e shpallën atë persona non grata.

Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, vepër e kryer në bashkëpunim me Jamarbër Malltezin. Sipas SPAK, Berisha ka favorizuar dhëndrin e tij në privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani, dhe në këmbim ka përfituar favore.

Dosja Berisha pritet të shqyrtohet nga një gjyqtar paraprak, i cili do të vendosë nëse hetimet janë të plota dhe më pas çështja do të kalojë në gjykim.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme