Ekskluzive 15 September 2024, 10:20 Nga VNA

Veliaj nën presion: Rama paralajmëron ulje të detyruar për 'avionin' e tij

Ndaje në Whatsapp
Veliaj nën presion: Rama paralajmëron ulje të detyruar për

Ajo çka ndodh mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt, përveç kostos së lartë që ka për xhepat e shqiptarëve, është padyshim dhe një telenovelë me shumë seri e diabolizmit me të cilin Rama trajton bashkëpunëtorët e tij me prangat varur në derën e zyrës.

Grija ishte ngjyra e fytyrës së Veliajt një javë më parë teksa Rama emëroi drejtuesit e qarkut të Tiranës, ku bashkë me kryetarin e bashkisë do të drejtojnë Elisa Spiropali dhe Ogerta Manastirliu. Por ndërsa u mundua ta kapërcente këtë moment të vështirë, Veliaj sërish është gjendur para Ramës që për herë të disatë është tallur me zellin e tepruar të vartësit të tij për servilizëm.

VNA mëson se gjatë mbledhjes për ndarjen e detyrave të qarkut të Tiranës për strukturat e PS, dialogu i zhvilluar mes Ramës dhe Veliajt ka qenë sa vijon:

Rama: Meqë Erioni duhet të kalojë më shumë kohë me punët e bashkisë e t’u shërbejë njerëzve, me strukturat e partisë do të merret Ogerta. Të jenë dy shina mbi të cilat kalon lokomotiva jonë elektorale. Mos dëgjoni fjalët e dynjasë. Edhe pse e kritikoj Lalin, e dua më shumë se të gjithë ju. Aty në bashki ka ndodhur diçka e rëndë, por kujtoni si ishte korrupsioni në 2013 kur ne erdhëm në pushtet.

Veliaj: Tani avioni im do të punojë me dy motorë.

Rama: Lali ka qejf avionin, po më mirë të rrijë tek lokomotiva. Se kur fluturon shumë lart, nuk i dihet si është ulja në pistë.

Qartazi, kryeministri ka vijuar sërish lojën e tij me Erion Veliajn, duke i kujtuar se as zelli i tepruar dhe as mungesa e zellit nuk e ndihmojnë dot të kapërcejë greminën e marrëdhënies mes tyre. Me pak mundim, në memorien e gjithsecilit mund të vérviten lehtas të njëjtat batuta dhe “dashuri” që Rama ka shkëmbyer me Saimir Tahirin apo Arben Ahmetajn.

Vërtet Edi Ramës nuk i dalin llogaritë mirë nëse do ta flakë Erion Veliajn pak muaj para zgjedhjeve, por nëse ka vendosur ta mbajë ende diku në rreshtat e largëta të oborrit të tij, largësinë dhe rregullat do t’i vendosë ai dhe jo Veliaj. Ndryshe, sikurse dhe e ka paralajmëruar, “avionit” të Veliajt mund t’i mbarojë karburanti për të bërë ulje të detyruar... ndoshta dhe në SPAK apo gjykatë.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme