Ekskluzive 14 September 2024, 20:15 Nga VNA

Pastrimi i parave dhe konfliktet financiare, Xhimi Begeja sfidon Ortakët e 'Homeplan’

Ndaje në Whatsapp
Pastrimi i parave dhe konfliktet financiare, Xhimi Begeja sfidon Ortakët e

Xhimi Begeja, një prej aksionarëve të kompanisë "Homeplan sh.p.k.", së bashku me Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin, është përballur me akuza për pastrim parash në të njëjtën çështje me ortakët e tij dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Kompania "Homeplan" është e njohur për ndërtimin e kompleksit të pallateve në zonën ku dikur ndodhej ish-kompleksi sportiv "Partizani". Sipas hetimeve të SPAK-ut, ish-kryeministri Berisha ka favorizuar privatizimin e këtij kompleksi për llogari të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

SPAK ka bërë me dije se Xhimi Begeja ka shfaqur vazhdimisht pakënaqësi lidhur me të ardhurat që i takonin nga ky biznes i përbashkët. Në procesin e hetimit, prokuroria ka identifikuar disa email-e nga ekspertiza telefonike e Andia Pustinës, ku Begeja shprehte shqetësimet e tij financiare. Në një nga këto email-e, dërguar më 10 korrik 2021, ora 20:39, Begeja shkruante:

Emaili

Subjekti: "Vendim miratim bilanci 2020"

"Përshëndetje të gjithëve,

Dy fjalë për secilin nga ne, veçanërisht për Studion Pustina. Për respekt të bashkëpunimit tonë shumëvjeçar, nuk duhet të më kishin anashkaluar pa më njoftuar për situatën financiare të veprimtarisë së *Homeplan*. Kam kërkuar vazhdimisht informacion rreth fitimeve dhe borxheve, por për vite nuk më është dhënë informacioni i plotë mbi administrimin e financave. Nuk është etike që 96% e investimit tim të përdoret pa dijeninë time për projekte të tjera, ndërsa mua më jepen këste si për “lëpirje kockash”. Studio Pustina duhet të kishte treguar korrektësi, por jo deri në pikën që unë të trajtohem si një pjesë e vogël e kësaj ortakerie. Kemi të gjithë hallet tona, por kërkoj një ballafaqim me ju për të diskutuar këto çështje."

Xhimi Begeja është marrë i pandehur për pastrim parash, ndërsa Fatmir Bektashi përballet me të njëjtën akuzë. Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për "korrupsion pasiv", në bashkëpunim me Malltezin.

Lexo gjithashtu

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme