Ekskluzive 15 September 2024, 15:56 Nga VNA

Aktakuza e SPAK për ish-kryeministrin Berisha, si Jamarbër e Argita Malltezi blenë tokë me çmim të lirë dhe ia shitën shtrenjtë Damir Fazlliç. Detajet

Ndaje në Whatsapp

Marrëdhënia e Argita Malltezit me Damir Fazlliç është një nga pikat e akuzës së SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, të cilët janë marrë zyrtarisht të pandehur. Sali Berisha akuzohet për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij për korrupsion dhe pastrim parash. Në dokumentin e akuzës prej 500 faqesh, SPAK ka analizuar të gjitha marrëdhëniet e biznesit të Jamarbër dhe Argita Malltezit, transaksionet për pasuritë e paluajtshme, ndërsa një kapitull analizohen marrëdhëniet e tyre të biznesit me Damir Fazllic.

Ndër të tjera, në dosje thuhet se:

Në vitin 2007 rezulton se Jamarbër Malltezi nis blerjen e disa tokave. Të gjitha kontratat lidhen përpara noteres M.I. Në muajt korrik-gusht 2007, ai arrin të bëhet pronar i një sipërfaqeje toke arë prej 3885 m2 të blerë në vlerën e 18 981 600 lekë. Këtë tokë ai ia shet brenda muajit shtator 2007 shoqërisë Alpha me ortak të vetin dhe administrator shtetasin serb Damir Fazllic, kundrejt një çmimi shumë herë më të lartë, konkretisht 396 235 euro. Shoqëria Alpha krijohet në muajin maj 2007 dhe ekspert kontabël caktohet Shpresa Brecani, mbesa e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Marrëdhënia kontraktore më sipër nxjerr në pah – thekson SPAK – lidhjet që Argita Malltezi ka pasur me shtetasin Damir Fazllic. Një fakt të tillë e ka konfirmuar dhe Flutura Kola, e cila ka deklaruar se Fazllic e ka njohur në periudhën tetor – nëntor 2006 në zyrën e saj pasi ia ka prezantuar kolegia e saj, Argita Malltezi. Referuar deklarimit të Flutura Kolës, por edhe akteve të administruara, rezulton se me VKM nr.703, datë 23 prill 2008, nënshkruar nga Ministri i METE Genc Ruli dhe kryeministri i asaj kohe Sali Berisha, është miratuar studimi "Zhvillimi i integruar në sinergji i zonës energjetike dhe industriale të Porto Romanos, Durrës."

Nisur nga të dhënat që dispononin – thekson SPAK – Flutura Kola dhe bashkëshorti i saj Florenc, si dhe Jamarbër e Argita Malltezi, duke qenë në dijeni të zhvillimit që do të pësonin pronat e ndodhura në vendin e quajtur fshati Rinia, kanë vendosur të blejnë toka nga pronarët dhe t'ja shesin më pas Damir Fazllic.

"Personi i ngarkuar nga Damir Fazllic për marrëdhënie të ndryshme në Shqipëri ka qenë Flutura Kola, e cila evidentohet nga këto transaksione, pra blerjet dhe më pas shitjet e kryera. Është për t'u theksuar fakti se në akte përshkruhet se pagesat bëhen dorazi. Argita Malltezi evidentohet se ka nënshkruar kontratat e shitjes në drejtim të blerësit Damir Fazllic bashkë me bashkëshortin e saj, megjithëse nuk i deklaron në IDLKPKI këto transaksione," thekson SPAK.

Jamarbër Malltezi akuzohet zyrtarisht për korrupsion kryer në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, ish-kryeministër, si dhe për pastrim parash. Damir Fazllic, biznesmen i huaj, ka pasur raste që ka marrë pjesë edhe në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme