Ekskluzive 15 Shtator 2024, 20:42 Nga VNA

Hetimi i SPAK, Jamarbër Malltezi kreu transferta mijëra euroshe për pasuri të paluajtshme në vende të BE

Ndaje në Whatsapp

SPAK ka hetuar dhe transaksionet bankare të Jamarbër Malltezit jashtë vendit dhe investimin në pasuri të paluajtshme në vende të ndryshme të Bashkimit Europian. Disa nga transfertat janë kryer në 2021, kohë kur SPAK po hetonte lidhur me procedurat e privatizimit të ish-klubit Sportiv Partizani, ku ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për korrupsion, pasi favorizoi, sipas prokurorisë, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për këtë procedurë.

“Shpenzime të tjera evidentohen të jenë bërë dhe jashtë shtetit për të cilat nuk gjenden gjurmë në deklaratat e pasurive. Konkretisht, nga analizimi i të dhënave të llogarisë së shtetasit Jamarbër Malltezi në një bankë të nivelit të dytë në monedhën euro, janë kryer disa transferta dalëse që nga përshkrimi i transaksioneve referojnë në pagesa për një pasuri të paluajtshme,” thuhet në dosjen e SPAK.

Transferta e parë është kryer më datë 21 dhjetor 2018 në shumën prej 15,530 euro për në Budapest, sipas SPAK, dhe është pagesa e parë për kontratën e parashitjes dhe blerjes. “Në dokumentacionin justifikues të administruar për këtë transfertë dalëse është vendosur në dispozicion swift. Transferta është drejtuar Budapestit, Hungari.”

Transferta e dytë në shumën e 15,530 euro sipas SPAK është paradhënie për kontratën e shitblerjes datë 20 dhjetor 2018. SPAK ka gjurmuar edhe një transfertë të tretë të dërguar më datë 20 shkurt 2019 drejt Hungarisë në shumën e 124,240 euro, e cila përfaqëson pjesën e mbetur të pagesës për kontratën e blerjes datë 20 dhjetor 2018. Gjatë vitit 2019 janë bërë pagesa faturash në Budapest në shumën e 7,885 euro.

Nga analizimi i të dhënave bankare, nga llogaria bankare e shtetasit Jamarbër Malltezi në një bankë të nivelit të dytë, janë kryer transferta dalëse në total prej 137,000 euro drejt një llogarie në emër të tij në një bankë në Gjermani.

Gjithsej, sipas SPAK, rezultojnë për vitin 2016 të jenë 16 transferta, nga të cilat 4 me vlerë 4,000 euro; 4 me vlerë 4,500 euro; 2 me vlerë nga 5,000 euro; 2 me vlerë nga 8,000 euro; 2 me vlerë nga 15,000 euro; 2 me vlerë 15,000 euro; 1 me vlerë 22,000 euro dhe 1 me vlerë 25,000 euro.

Më datë 9 korrik 2021, para noteres Laura Pustina, Argita Malltezi ka emëruar shtetasin Jamarbër Malltezi që të përfaqësojë në nënshkrimin e kontratës së kredisë bankare dhe çdo dokumenti të kërkuar nga banka për miratimin dhe marrjen e kredisë në një bankë të nivelit të dytë, ku ajo do të jetë kredimarrëse në vlerën e 450,000 euro, për qëllimin e kreditimit: blerje shtëpie banimi të llojit apartament, ndodhur në Bruksel, Belgjikë.

Nga analizimi i të dhënave bankare në vitin 2021, në llogarinë bankare të Jamarbër Malltezit janë kryer 4 transferta dalëse në total 460,000 euro. Transfertat dalëse janë drejtuar Gjermanisë, në një llogari po në emër të Malltezit.

Nga analizimi i të dhënave bankare në vitin 2021 të Jamarbër Malltezit, në një bankë të nivelit të dytë janë kryer transaksione dalëse në total 320,000 euro.

Pagesa e parë “kalim vajzës për blerje apartamenti” datë 8 shtator 2021; pagesa e dytë 9 shtator 2021 në shumën e 80,000 euro, me përshkrim, vajzës për blerë apartamenti kostoja e dytë, D. Malltezi, Roterdam; pagesa e tretë më 10 shtator 2021, shumën prej 80,000 euro; pagesa e tretë më 14 shtator 2021, shuma 80,000 euro dhe pagesa e katërt, shuma 80,000 euro, të gjitha me përshkrimin: vajzës për blerje apartamenti.

Transfertat dalëse janë drejtuar Holandës, në llogarinë bankare të D. Malltezit në një bankë në Amsterdam. Në dokumentacionin e administruar rezulton se kontrata për shitjen e së drejtës së banesës, datë 7 shtator 2021, është firmosur mes shtetases greke M.M., me banim në Roterdam, dhe D. Malltezit. Çmimi i shitjes së pronës është 360,000 euro.

SPAK thekson se shtetasja Argita Malltezi është e vetmja nga familja Malltezi që bën deklarimin e pasurisë. Bashkëshorti i saj ka deklaruar vetëm në periudha të caktuara si person i lidhur me të atin e vet. Argita Malltezi nuk deklaron të ardhurat, shpenzimet apo pasuritë e bashkëshortit dhe as pjesëmarrjen e tij si ortak i shoqërisë Homeplan shpk. Kjo bën që të humbasin gjurmët e të ardhurave të vërteta të familjes Malltezi apo shpenzimet e tyre reale, qoftë për pasuritë, si blerje, mobilim, etj., ashtu edhe për fëmijët e tyre.

Video

Batuta e Mbretit Charles ndaj Trump: Mos të ishim ne ju do flisnit frëngjisht

Detaje tronditëse lajmesh kanë dalë në dritë mbi dënimet ekstreme të dhëna në Korenë e Veriut, duke përfshirë të burgosur të rrahur për vdekje me çekiç, një grua shtatzënë të ekzekutuar dhe një menaxher ferme të qëlluar pasi zemëroi Kim Jong Un. Në disa nga rastet më tronditëse, të burgosurit u vranë në 'ekzekutime të fshehta brenda' duke përdorur armë të forta, ndërsa të arratisurit thanë se ishin dëshmitarë të të shtënave me armë të tilla ndaj të miturve pavarësisht pretendimeve zyrtare se dënime të tilla janë të ndaluara.

Kreu i SPAK, Klodian Braho pret në një takim Ministren e Drejtësisë së Austrisë

Osmani: Rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, hapen nga populli Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar sot pasi Kuvendi i Kosovës është shpërndarë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh. Osmani ka thënë se “rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli”.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme