Ekskluzive 19 September 2024, 10:35 Nga VNA

Bashkia shkel Kodin Rrugor, semaforët e këmbësorëve ndryshohen me simbolin e "Shqiponjës"

Ndaje në Whatsapp
Bashkia shkel Kodin Rrugor, semaforët e këmbësorëve

Në disa kryqëzime kryesore të Tiranës, semaforët për këmbësorët janë modifikuar nga Bashkia Tiranë duke u shfaqur me simbolin e "Shqiponjës". Semaforët vazhdojnë të tregojnë ngjyrën jeshile dhe numërimin për kalimin e këmbësorëve, por në vend të simbolit standard, është vendosur një tjetër simbol.

Që nga dje, Drejtoria e Përgjithshme e Mirëmbajtjes së Rrugëve dhe Ndriçimit Sinjalistik në Bashkinë Tiranë ka kryer këto ndërhyrje pa konsultuar Kodin Rrugor. Sipas legjislacionit në fuqi, sinjalistika rrugore, si horizontale ashtu edhe vertikale, është e qartë dhe e përcaktuar. Konkretisht, neni 41 i Kodit Rrugor, "Sinjale të ndritshme", përcakton formën dhe ngjyrën e sinjaleve. Neni 41, pika 5 thekson se "Vendkalimet e semaforizuara të këmbësorëve mund të jenë të pajisura me sinjal zanor për të verbërit. Dritat e semaforëve për këmbësorët duhet të kenë formën e një këmbësori me ngjyrë mbi sfond të zi". Ngjyrat standarde janë e kuqe, e verdhë dhe e gjelbër. E njëjta gjë vlen edhe për sinjalistikën e vijave të bardha, të cilat në disa rrugë të Tiranës janë shndërruar në të kuqe.

Kjo është një shkelje e pakuptimtë, sidomos duke pasur parasysh që simbolet kombëtare në sinjalistikën rrugore nuk kanë ndonjë vlerë kaq të madhe, dhe aq më tepër, nuk lidhen me ndonjë zhvillim historik apo përkujtim të ndonjë eventi të veçantë.

Këto veprime të Kryetarit të Bashkisë duken si një përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen, në një kohë kur skandalet e institucionit që ai drejton kanë mbizotëruar mbi propagandën, e cila tashmë ka marrë përmasa qesharake.

Lexo gjithashtu

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme