Ekskluzive 22 September 2024, 10:26 Nga VNA

VNA zbardh detaje/ Armandi Nelaj para se te vritej aksidentalisht, ofroi 3 mije euro një personi të digjte anijen e kundërshtarëve në Portin e Periut, për motive konkurrence

Ndaje në Whatsapp
VNA zbardh detaje/ Armandi Nelaj para se te vritej aksidentalisht, ofroi 3 mije

Armandi Nelaj, i cili u vra aksidentalisht, pasi i shpërtheu mina me telekomandë me të cilën do të shkatërrontë anijen Finikas, në pronësi të Andrea Qirjakos, kishte ofruar 3 mijë euro një personi që të digjte në Portin e Pireut në Athinë po në pronësi të vëllezërve Qirjako.

VNA zbardh të plotë dëshminë e Vasillaq Qirjakos, i cili rrëfen detaje lidhur me konfliktet që kishte për shkaqe konkurrence.

“Në muajin Mars të këtij viti, në Ishullin e Kretës, kam blerë një mjet tjetër lundrues dhe e kam çuar për rimond në datë 17.06.2024, në zonën e Pireut, Athinë, në kantierin “Halqiti”. Pasi anija kishte filluar rimondin, dhe ishte nëtokë, më kanë kontaktuar në telefon nga Athina (emrin e të cilit nuk mund ta flas për çështje konflikti) duke më thënë se shtetasi Armand Nelaj, i kishte premtuar personit që më tha dhe më lajmëroj në telefon mua që do t’i jepte 30.000 euro dhe të digjte anijen time në Athinë që vazhdonte rimondin në tokë. Kjo ngjarje nuk ka ndodhur për arsye se ai që do paguhej na njihte dhe më ka thënë por nëpërmjet telefonit që të bënim kujdes se do na ndodhte diçka e keqe tek mjetet e lundrimit….”, thotë ai.

Ndërkohë dy ditë përpara se të tentohej shkatërrimi me minë e anijes Finikas në portin e Sarandës, Vasillaq Qirjako pretendon se “në ambjentet e brendshme të Portit, unë i kam parë vet Armandin dhe Eridionin tek lokali i portit. Armandin nuk e kisha parë ndonjëherë atje”. “Dua të theksoj se është e rëndësishme se personi që më njoftoj për djegjen e anijes time në Athinë, më ka ardhur dhe jam takuar fizikisht më datë 26.06.2024, rreth orës 21:00 në Korfuz dhe më ka thënë se Armandi ështënisur me varkë (gomone e vogël) që të vinte eksplozivin në një nga anijet e mia dhe të kthehej prapë aty. Për të mos rënë nësy të këtij veprimi ka ngarkuar tre kamionë me zhavorr inerete që të dukej nëpunë”, përfundon Qirjako.

Armandi Nelaj u nis sipas prokurorisë për të shkatërruar me minë të telekomanduar anijen Finikas dhe aksidentalisht gjeti vdekjen. Si i dyshuar për ngjarjen është arrestuar biznsmeni Erdion Muho, pronar i tragetit Saranda Express.

Lexo gjithashtu

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme