Ekskluzive 21 Shtator 2024, 10:51 Nga VNA

Universitetet bosh, auditorë me dy deri në tre studentë

Ndaje në Whatsapp
Në degën e Fizikës, Kimisë, Matematikës dhe Mësuesisëstudentët numërohen me gishtat e dorës. Si po dështojnë politikat e shtetit për degët prioritare, nuk mjaftojnë as bursat 100% për studentët që i përzgjedhin. Maturantët nuk përzgjidhen as degët me mesatare 5 apo 6.
Skandal, universitetet në vend me qindra programe por pa studentë. Si po gllabërojnë Arsimi i Lartë miliona eruo për rrogat dhe administratën, teksa auditoret janë bosh.
A ka ardhur koha për rishikimin e Sistemit të Arsimit të Lartë, shpërndarjen gjeografike dhe programet e studimit?

Në vendin tonë numërohen 38 universitete, prej të cilëve 12 janë shtetërore dhe 26 private, me 561 programe studimi të ciklit të parë të studimeve. Për vitin akademik 2024-2025, në fazën e parë të aplikimit rezultojnë të jenë regjistruar mbi 16 mijë studentë për vijimin e studimeve universitare në vend. Më datë 19 Shtator u hapën aplikimet për raundin 2 teksa maturantët do të kenë mundësi të aplikojnë në universitet në 5 faza deri më 8 Tetor 2024. “UAlbania”, është portali i aplikimit universitar, ku maturantët përzgjedhin degët, bazuar në mesataren si dhe kuoatat e disponueshme. VNA kreu disa verifikime në “Portalin e Aplikimit Universitar” mbi përzgjedhjet më të shumta të studentëve për këtë vit akademik.

Regjistrimet

Në Universitetin e Tiranës, degët më të përzgjedhura janë Financa me 440 kuota dhe vetëm 29 vende bosh, mesatarja e domosdoshme është 7.8. E ndjekur pas nga dega e Informatikës Ekonomike me 240 kuota, me vetëm 4 kuota të mbetur bosh dhe mesatarja e duhur është 8.6.

Ndërkohë që degët më pak të përzgjedhura janë Kimia, Biologjia dhe Fizika; ku studentët numërohen me gishtat e dorës. Për degën e Fizikës janë shpallur 50 kuota dhe vetëm 5 studentë e kanë përzgjedhur. Kimia ka 60 kuota, maturantët që e kanë përzgjedhur janë vetëm 8 dhe 52 kuota kanë mbetur bosh.

E njejta situatë paraqitet edhe tek Universiteti Politeknik, ku degët Inxhinieri e Burimeve Minerare dhe Inxhinieri Gjeologjike, nga 50 kuota secila prej tyre janë përzgjedhur nga 2 – 5 studentë.

Edhe pse qeveria i ka listuar këto ndër degët prioritare për vitin 2024, duke dhënë mbështetje me bursë 100% studentëve që i përzgjedhin, po kështu i ka favorizuar edhe me mesataren e pranimit, sërish refuzohen nga studentët.

Në këtë situatë brenda shumë pak vitesh, Shqipëria do të jetë pa profesione si Fizikantë, Matematicienë, Biolog, Kimistë, Inxhinier të Minerave apo Burimeve Gjeologjike.

Kjo panoramë ndryshon totalisht në Universitetin e Mjekësisë Tiranë. Degët si Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci, Stomatologji, Infermieri e Përgjithshme, Mami janë përzgjedhur të gjitha kuotat e disponueshme, ndonëse mesatarja e domosdoshme shkon deri tek 9.5+. Konkretisht për Mjekësi të Përgjithshme janë vënë në dispozicion 436 kuota dhe kjo degë që në raundin e parë nuk ka asnjë kuotë bosh. Gjithashtu edhe dega e Farmacisë me 110 kuota si dhe dega e Stomatologjisë me 120 kuota. Sa i takon lëndëve shoqërore ndër më të përzgjedhurat rezultojnë degët Punë Sociale dhe Psikologji. Teksa më pak të përzgjedhurat janë Historia, Gjeografia dhe Arkeologjia.

Rrethet

Çfarë ndodh në rrethe? Vendi jonë numëron 6 universitete publike me vendndodhje në disa rrethe si Shkodër, Korcë, Elbasan, Durrës, Elbasan dhe Gjirokastër. Në Universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër janë 21 programë studimi. Dhe këtë vit akademik, në secilën prej këtyre degëve ka kuota të lira. Nga verifikimet e VNA-së rezulton se në pothuajse të gjitha degët janë më shumë se gjysma e kuotave bosh. Akoma më e rëndë paraqitet situata në Universitetin “Fan S.Noli” në Korçë, nga 30 programe studimi, vetëm Infermieria ka të gjitha kuotat e përzgjedhura në fazën e parë, teksa të gjitha degët e tjera varijojnë me 2-10 studentë të regjistruar për vijimin e studimeve të larta.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, 27 programe studimi, vetëm Infermieri e Përgjithshme, Informatikë dhe Administrim Biznesi rezultojnë më të përzgjedhura, teksa gjenden edhe degë pothuajse “absurde”, sikurse Udhërrëfyes Turistik për Rajonin e Jugut përzgjedhur nga vetëm 3 studentë, nga 60 kuota në dispozicion. Në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, me 31 programe studimi, Infermieri, Financë, Adminsitrim Biznesi janë më të përzgjedhurat, teksa Mësuesia e shumë degë të tjera praktikisht vegjetojnë. E njëjta panoramë paraqitet edhe në Universitetin e Elbasanit dhe Durrësit.

Privatët

Ndryshe nga universitet publike, në universitetet private kuotat e propozuara përzgjidhen pothuajse deri në nivelin 50% +. Por në asnjë rast nuk ndodh përzgjedhje e programeve të studimit në nivelin 100%, por as edhe refuzim total për regjistrimi në ndonjë degë. Mesa duket universitetet private punojnë pak më shumë efikasitet sa i takon programeve të studimit por edhe ofertave që japin “tregut” të arsimit në vend.

Kriteret

Për të kuptuar më shumë mbi këtë situatë mjafton t’i referohemi ligjit  për arsimin e lartë. Bazuar në nenin 3 të ligjit nr. 80/ 2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, institucionet e arsimit të lartë gëzojnë liri akademike, si dhe autonomi financiare dhe organizative. Në pikën 4 të nenit 3, të ligjit të sipërcituar, shprehet se IAL-të kanë të drejtë të caktojnë kritere për pranimin e studentëve në programet e studimit, në përputhje me këtë ligj. Ndaj dhe kemi këto statistika të regjistrimeve të vitit akademik 2024-2025, të cilat përfshijnë programet e studimit, kuotat fillestare, nr. rendor fillestar të të regjistruarit të fundit, pikët, mesataren e shkollës së mesme, mesataren e maturës shtetërorë, mesataren e VKM për secilin program studimi që ofrohet në IAL-të e vendit. Ndaj dhe Universitetet në vend me qindra programe por pa studentë, po gllabërojnë miliona eruo për rrogat dhe administratën, teksa auditoret janë bosh. Ndaj me të drejtë ngrejmë pyetjen: A ka ardhur koha për rishikimin e Sistemit të Arsimit të Lartë, shpërndarjen gjeografike dhe programet e studimit?

FUSHAT E STUDIMIT/DEGËT PRIORITARE

Arsim

(arsim/mësuesi)

Shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë

(shkenca biologjike, shkenca kimike, shkenca fizike, matematikë dhe statistikë)

Bujqësi, pyje dhe peshkim

(bujqësi, pyje, peshkim)

Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim

(minierë dhe industri nxjerrëse inxhinieri navale/navigacion)

BURSAT PËR DEGËT PRIORITARE

Me ruajtjen e notës mesatare mbi 8.00, përfiton 100% të masës së pagës minimale
Me ruajtjen e notës mesatare nga 6.5 deri në 8.00, përfiton60% të masës së pagës minimale
Me ruajtjen e notës mesatare deri në 6.5, përfiton 30% të masës së pagës minimale

Lexo gjithashtu

Video

Një protestë kundër Shteteve të Bashkuara u zhvillua në Iran, ku një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte veprimi i disa fëmijëve që dogjën fanella të futbollistit të njohur Lionel Messi. Zemërimi u nxit nga ngjarjet e 5 marsit, kur lojtarët e klubit Inter Miami CF u ftuan në Shtëpia e Bardhë si fitues të MLS Cup. Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës duartrokitën presidentin amerikan Donald Trump teksa ai po fliste për një operacion ushtarak në Lindjen e Mesme. Ky moment shkaktoi reagime të forta dhe një valë kritikash nga tifozë dhe përdorues të rrjeteve sociale.

Ju flet Tirana… po japim lajmet e antikorrupsionit në QSUT.

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bagdad është goditur nga një dron ose raketë, sipas një zyrtari të sigurisë irakiane. Sulmi ndodhi pak pasi dy militantë të mbështetur nga Irani u vranë në një bastisje në kryeqytetin irakian. Është hera e dytë që ambasada amerikane sulmohet që nga fillimi i luftës Izrael-SHBA kundër Iranit. Sulmet janë marrë përsipër nga grupe të armatosura pro-iraniane në Irak, të cilat prej ditësh po godasin me dronë dhe raketa bazat amerikane në rajon.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme