Ekskluzive 25 September 2024, 20:49 Nga VNA

Përplasje mes Fatmir Xhafajt dhe ambasadorit të BE-së për kontrollin mbi institucionet e drejtësisë

Ndaje në Whatsapp
Përplasje mes Fatmir Xhafajt dhe ambasadorit të BE-së për

Fatmir Xhafaj është përplasur sot me ambasadorin e BE-së në Tiranë. Silvio Gonzales mesa duket nuk i ka pritur mirë përpjekjet e komisionit të posaçëm drejtuar nga zoti Xhafaj, i etiketuar dhe si komisioni që po përpiqet të vërë nën kontroll institucionet e drejtësisë, kryesisht SPAK-un. Në sinkron me ambasadorin e BE-së ishte dhe deputetja Jorida Tabaku. Në cilësinë e kryetares së komisionit të integrimit, zonja Tabaku shprehu shqetësimin se të gjitha ndryshimet që do të ndodhin si rezultat i asaj pune që ka nisur një komision i posaçëm nuk duhet të cenojnë dhe të mos prishin standardet në favor të politikës dhe në dëm të drejtësisë.

Në tryezën e sotme, ku u publikua raporti vjetor krahasues 2020-23 mbi punën e SPAK, Xhafaj tentoi të justifikojë punën e komisionit të tij me justifikimin se pavarësia e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk mund të jetë këmishë force për të mos u gjykuar për përgjegjshmërinë, llogaridhënien dhe transparencën.

Por ambasadori i BE-së ishte i qartë kur tha se pa institucione të pavarura të drejtësisë, nuk ka drejtësi të pavarur. Sipas tij, kriteret si përgjegjshmëria dhe transparenca nuk mund të përdoren me koston e pavarësisë së tyre, duke theksuar se janë mekanizmat e brendshëm ato që mundësojnë që institucionet e drejtësisë t'i rrisin këto dy cilësi.

Një pikë tjetër e debatit ishte dhe raportimi i institucioneve të drejtësisë në Kuvend. Një proces që u shoqërua me shumë debate dy muaj më parë, kur kryetari i SPAK u sulmua nga deputetët e opozitës, ndërkohë që mazhoranca thjesht “shijoi spektaklin” që shërbeu si platformë për ngritjen e komisionit. Fatmir Xhafaj tha sot se ky proces (pra, raportimi në Kuvend) është i pamjaftueshëm. Sipas tij, duhen gjetur mënyra se si mund të fuqizojmë mekanizmat që njeh Kushtetuta dhe ligji dhe se si mund të shtojmë mekanizma të rinj që janë në funksion të përgjegjshmërisë, llogaridhënies dhe transparencës.

Ndërhyrja e Xhafajt në këtë proces sërish është kundërshtuar nga Silvio Gonzato, për të cilin nuk mund të flitet për ndryshimin e kontrolleve dhe balancave aktuale ose për ndryshimin e hierarkisë midis institucioneve të ndryshme të drejtësisë.

Gjatë aktivitetit të sotëm, edhe ambasadori i Holandës ka kundërshtuar deklaratat e Xhafajt, duke mbështetur SPAK-un si një institucion që po kryen detyrën me përkushtim dhe që nuk duhet të vendoset nën presionin e politikës të asnjë krahu.

Në aktivitetin e organizuar sot nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG), u publikua raporti vjetor krahasues 2020-23 mbi punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në këtë konferencë kishte përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, politikës dhe shoqërisë civile, ndërkohë që SPAK u përfaqësua në nivel ekspertësh, të cilët komentuan dhe analizuan rezultatet e këtij raporti.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme