Ekskluzive 25 Shtator 2024, 19:14 Nga VNA

"Shteti Bektashi: Një ide e vjetër me qëllime të reja?"

Ndaje në Whatsapp
"Shteti Bektashi: Një ide e vjetër me qëllime të

Ideja e një shteti bektashi duket se nuk është kaq e re për kryeministrin dhe ish-kryetarin e Kuvendit. Disa kohë pas shfaqjes së Edi Ramës në Paris me katër përfaqësues të klerit shqiptar në marshimin masiv në nderim të viktimave të masakrës ndaj gazetës satirike “Charlie Hebdo”, duket se ka nisur puna për të krijuar shtetin bektashi brenda atij shqiptar.

VNA është vënë në dijeni që në zyrat e shtetit kanë qarkulluar dokumente, mes të cilave mendohet që është dhe një letër drejtuar Kuvendit, Kryeministrit dhe Ministrisë së Jashtme në vitin 2017, ku Baba Mondi, si kreu i Kryegjyshatës Botërore, i kërkon kryetarit të Kuvendit të asaj kohe, Ilir Meta, dhe kryeministrit Edi Rama, mbështetje për krijimin e shtetit bektashi. Ky dokument ka ngecur nëpër zyrat e administratave përkatëse dhe fati i tij nuk dihet. Në variantin që ka siguruar VNA, Baba Mondi i ankohet Ramës dhe Metës se “bektashinjtë dhe komunitete të ndryshme fetare kudo në botë tashmë e njohin Shqipërinë si vendin ku ndodhet Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore, njohje e cila, krahasuar në terma kanonikë, është e barazvlefshme me njohjen që bota katolike dhe ajo jo katolike i bëjnë Vatikanit.

Baba Mondi arsyeton se Lideri shpirtëror i botës katolike gëzon një status të posaçëm në mbarë botën, vetëm në bazë të një marrëveshjeje lidhur midis Selisë së Shenjtë dhe shtetit italian në shkurt të vitit 1929, e cila u ratifikua nga Senati italian më 07.06.1929.

Bazuar mbi këto krahasime (të cilat përdoren edhe sot nga mbrojtësit e idesë së shtetit bektashi), Baba Mondi që në vitin 2017 e konsideronte mrekulli që bektashinjtë të kishin mundësinë të njiheshin si shtet në botën kanonike, dhe kjo mund të ndodhë në të ardhmen kur ky komunitet të ketë si mundësitë financiare, ashtu edhe ato politike për të arritur të njihet si i tillë në arenën ndërkombëtare.

Në letrën e tij ai shkruan se nëse kjo ide do të realizohej, do të sillte të mira për shtetin shqiptar, sidomos sa i takon promovimit të mëtejshëm të vlerave të rralla të bashkëjetesës fetare. Pranimi i këtij propozimi për njohjen e statusit të barazvlefshëm me atë të misionit diplomatik për Selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve do ta vendoste besimin fetar bektashian në pozita të barabarta me atë katolik. Ky propozim – arsyetohet më tej në letër – është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë, si dhe me të drejtën që shteti shqiptar dhe qeveria shqiptare kanë për t’i dhënë një status të posaçëm një organizate e cila ka status ndërkombëtar.

Letra mbyllet me falënderimet dhe lutjen që kjo kërkesë të merret në konsideratë. Dhe mesa duket, u deshën të kalojnë disa vite që ëndrra në sirtar e Baba Mondit të dalë prej andej dhe të shpluhuroset nga Edi Rama. Ky plan i hershëm, për të cilin ka qenë në dijeni edhe Ilir Meta si kryetar Kuvendi, duket se ka ngecur për t’u realizuar për shkak të mosmarrëveshjeve mes dy aleatëve të vjetër, që sot janë armiq të përbetuar. Megjithatë, idetë e vjetra mund të paketohen ndryshe për qëllime të reja. Se cilat janë ato, mbetet ende për t’u parë. Ndonëse debati së fundmi është përqendruar në pjesën sipërfaqësore për rolin dhe kontributin e bektashinjtë në Shqipëri, ajo që vlen për t'u theksuar është pse hidhet kjo tezë pikërisht tani. A po përpiqet Edi Rama të drejtojë narrativën politike drejt një debati të ndjeshëm (siç është ai fetar) për t’i ndryshuar trajektoren ndonjë skandali të pritshëm? A është kjo një përpjekje për të krijuar një “parajsë fiskale” nën kontrollin e qeverisë pas dështimit të projektit për amnistinë fiskale? A e dëmton ky debat çështjen e Kosovës, pasi Serbia mund ta marrë si shembull krijimin e këtij shteti për të justifikuar enklavat e saj?

Këto janë hipoteza që pa dyshim nuk mund të gjejnë përgjigje në debatet sipërfaqësore të natyrës fetare apo përplasjet e teorive konspirative. Madje, ky duket të jetë dhe qëllimi i Edi Ramës, që me vetëdije orienton debatin në pjesën më të parëndësishme të tij, duke i fshehur qëllimet e vërteta pas çallmës së Baba Mondit, që me heshtjen e tij deri më sot ka treguar se është lehtësisht i manipulueshëm nga politika.

Lexo gjithashtu

Video

Një protestë kundër Shteteve të Bashkuara u zhvillua në Iran, ku një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte veprimi i disa fëmijëve që dogjën fanella të futbollistit të njohur Lionel Messi. Zemërimi u nxit nga ngjarjet e 5 marsit, kur lojtarët e klubit Inter Miami CF u ftuan në Shtëpia e Bardhë si fitues të MLS Cup. Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës duartrokitën presidentin amerikan Donald Trump teksa ai po fliste për një operacion ushtarak në Lindjen e Mesme. Ky moment shkaktoi reagime të forta dhe një valë kritikash nga tifozë dhe përdorues të rrjeteve sociale.

Ju flet Tirana… po japim lajmet e antikorrupsionit në QSUT.

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bagdad është goditur nga një dron ose raketë, sipas një zyrtari të sigurisë irakiane. Sulmi ndodhi pak pasi dy militantë të mbështetur nga Irani u vranë në një bastisje në kryeqytetin irakian. Është hera e dytë që ambasada amerikane sulmohet që nga fillimi i luftës Izrael-SHBA kundër Iranit. Sulmet janë marrë përsipër nga grupe të armatosura pro-iraniane në Irak, të cilat prej ditësh po godasin me dronë dhe raketa bazat amerikane në rajon.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme