Ekskluzive 25 September 2024, 09:51 Nga VNA

Skandal në Gjykatën Kushtetuese: Kriza e gjyqtarëve dhe rreziku për vendimmarrje

Ndaje në Whatsapp
Skandal në Gjykatën Kushtetuese: Kriza e gjyqtarëve dhe rreziku

Javët e fundit Gjykata Kushtetuese është përfshirë në një skandal që në qendër ka një prej anëtarëve të tij, i kapur në komunikime me përmbajtje intime me një nga vartëset e tij.

Mesazhet kanë qarkulluar në publik, edhe pse mbetet ende e paqartë, sesi kanë dalë nga telefonat celularë të dy protagonistëve. Ky episod ka shkaktuar një furtunë brenda gjykatës dhe debate, pasi fakti që një prej gjyqtarëve I përfshirë në këtë aferë mund të jetë lehtësisht i shantazhueshëm nga polita, krimi apo bota e biznesit, njëherazi bën që vendimmarrjet e gjykatës të paragjykohen. Ndërsa debati për këtë cështje, po diskutohet tashmë edhe në public, ka zëra që thonë se gjyqtari është duke menduar dorëheqjen. Por derisa kjo të ndodhë, mbeten thjeshtë zëra. Fakt, është që pak ditë më parë, gjyqtarja Elsa Toska dha dorëheqjen nga detyra. Gjykata Kushtetuese sipas ligjit njoftoi dje (e martë) përfundimin e mandatit të gjytares kushtetuese. Ikja e saj, e redukton numrin e gjyqtarëve në 8 të tillë. Por, nëse ndodh që edhe gjyqtari tjetër i përfshirë në skandal të largohet, situata në Kushtetuese, bëhet shqetësuese. Kjo sepse që një vendim I Gjykatës Kushtetuese të ketë fuqi duhet të ketë votat e 5 gjyqtarëve. Në të kundërt vendimi konsiderohet nul, edhe nëse merr 4 vota në favor. Fakt është që deri më tani Kushtetuesja nuk ka treguar ndonjë vullnet apo të ketë marrë vendime të forta kundër maxhorancës. Megjithatë, reduktimi I numrit të gjyqtarëve, mund ta cojë këtë institucion në një tjetër problematikë. Pamundësinë për të marrë vendime për cështje të rëndësishme që janë bërë gati për tu shqyrtuar.

Lexo gjithashtu

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme