Ekskluzive 28 September 2024, 18:00 Nga VNA

Persekutimi Komunist ndaj familjeve patriote: Përpjekjet e Pertefe Metës për Kthimin e Shtëpisë dhe Tragjedia e Rexhep Metës, djalit të birësuar nga Rose Wilder Lane

Ndaje në Whatsapp
Persekutimi Komunist ndaj familjeve patriote: Përpjekjet e Pertefe

Më 17 maj 1945, Pertefe Meta i dërgon një letër Enver Hoxhës, si kryeministër i Shqipërisë komuniste, duke kërkuar kthimin e shtëpisë së sekuestruar nga Ushtria Nacional-Çlirimtare dhe ndalimin e dëbimit të familjes së saj nga Komanda e Disiplinës së Tiranës. Në letër, Pertefe shprehet se është bashkëshortja e Rexhep Metës, banuese në Lagjen Xhamia Sherif në Tiranë, së bashku me fëmijën e saj. Pas arrestimit të Rexhep Metës, ushtria sekuestroi shtëpinë e tyre dhe ato kërcënoheshin me dëbim, si masë politike ndaj dënimit të tij.

Pertefe Meta, në letër, shkruan se shtëpia ishte blerë me paratë e shkrimtares së njohur amerikane, Rose Wilder Lane, e cila kishte kontribuar jashtëzakonisht në Shqipëri në emër të Rexhep (Rexh) Metës, djalit të saj të adoptuar, pasi në atë kohë të huajve nuk u lejohej të blinin prona të paluajtshme në Shqipëri.

Kalvari i familjes së Rexhep Metës vazhdoi me dënimin e tij me 27 vjet burg si armik i regjimit, ndonëse ai kishte qenë një patriot dhe biri i adoptuar i njërës prej grave më të njohura në aktivizmin e saj politik dhe civil në SHBA. Shkrimtarja Rose Wilder Lane, pas Luftës së Parë Botërore, u angazhua fuqishëm me Kryqin e Kuq Amerikan dhe erdhi në Shqipëri në vitin 1921, ku qëndroi me një mision humanitar. Ajo u angazhua në hapjen e shkollave civile për fëmijët shqiptarë, të cilët kishin mbetur jetimë pas Luftës së Parë Botërore. Gjatë qëndrimit të saj, Rose takoi Rexhep Metën, një djalosh 12-vjeçar jetim nga Mali i Zi, që ishte nxënës në shkollën e Kryqit të Kuq Amerikan në Tiranë. Ajo e birësoi Rexhën, një nxënës i shkëlqyer i shkollës amerikane, i cili në një nga udhëtimet e Rose në Alpet shqiptare i shpëtoi jetën nga rënia në greminë. Në këmbim të këtij përkushtimi, Rose e birësoi dhe e dërgoi për studime në Francë e më pas në Cambridge, ku ai përfundoi studimet me rezultate të shkëlqyera në ekonomi.

Për periudhën e saj në Shqipëri, Rose Wilder Lane shkroi librin "Peaks of Shala: Being a Record of Certain Wanderings among the Hill-tribes of Albania". Ndërkohë, Rexhep Meta, pas përfundimit të studimeve në Cambridge, u kthye në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, por më pas u internua në Itali si antifashist. Vuajtjet e tij dhe të familjes nuk morën fund. Në vitin 1945, ai u arrestua nga regjimi komunist dhe u dënua fillimisht me vdekje, por më pas dënimi iu ndryshua në 27 vjet burg. Megjithëse Rose Wilder Lane u përpoq gjatë gjithë jetës së saj për lirimin e tij, nuk arriti të ketë sukses. Vetëm pas rënies së komunizmit, djali tjetër i birësuar i saj arriti të bashkohej me mbesën e tij shqiptaro-amerikane, Bora Rose, vajza e Rexhep dhe Përtefe Metës.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme