Ekskluzive 1 October 2024, 18:33 Nga VNA

Elisa Spiropali shkel Kushtetutën në njoftimin për Gjykatën Kushtetuese: Padije apo keqdashje?

Ndaje në Whatsapp

Elisa Spiropali nuk e ka nisur me këmbë të mbarë detyrën si kryeparlamentare, dhe kjo jo për shkak të sherrit të mbrëmshëm, skenë me të cilën ajo është mësuar edhe më parë. Mesa duket, padija apo keqdashja e kanë shtyrë të bëjë një veprim që mund të konsiderohet antikushtetues.

Në njoftimin e sotëm të Kuvendit për vendin vakant të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, pas dorëheqjes së Elsa Toskës, zonja Spiropali ka shkruar se pasardhësi i saj do të ketë mandat deri në vitin 2028.

 

Në fakt, sipas ligjit, mandati i Toskës është deri në vitin 2025. Rregulli është që nëse gjyqtari largohet para kohe, ai që vjen do ta marrë mandatin për aq kohë sa ka mbetur nga pjesa e paplotësuar, pra deri në vitin 2025. Nuk është e pavend të mendohet se socialistët e kanë gjetur zëvendësuesin e zonjës Toska, pasi i kanë edhe votat për ta zgjedhur në parlament.

Thjesht, drejtuesja e Kuvendit të paktën duhet të jetë e qartë kur lexon dhe zbaton ligjet. Sepse Kushtetuta nuk është fjalim për të ngazëllyer shefin, por ligj që duhet zbatuar me përpikëri.

 

Lexo gjithashtu

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme