Ekskluzive 4 October 2024, 10:13 Nga VNA

Enea Themollari, i pafajshmi i radhës që u vra për shkak të luftës mes bandave

Ndaje në Whatsapp
Enea Themollari, i pafajshmi i radhës që u vra për shkak të

Enea Themollari luftoi për 3 muaj në spital me jetën, por për fat të keq nuk ja doli dot. Ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve që mori në koke pasi u shkëput dera e fqinjeve të tij Alda e Xhovana Nikolli, pas një shpërthimi me tritol. Motrat Nikolli, ku Xhovana eshtë e fejuara e të penduarit të drejtësisë Amarildo Nikolli, ndërsa Alda Nikolli pretendon për një lidhje me të penduarin tjetër të drejtësisë ishin vendosur me qira në shtëpinë e një eksponenti të botës së krimit në Elbasan. Në derën e tyre shpërtheu tritol dhe u plagos rëndë fqinji tërësisht I pafajshëm. Emri I Enea Themollarit renditet ne listen e viktimave të pafajshme që kanë rënë pre e atentateve mes grupeve kriminale. Motrat Nikolli kanë akuzuar direkt Nuredin Dumanin si përgjegjës për krimin. SPAK ka marrë në dorë hetimin, por ende si ka identifikuar autorët e krimit. Pergjatë viteve te fundit shumë persona janë vrarë edhe pse pa lidhje me krime apo me banda kriminale

Nga Musaen Zeneli te Mimoza Paja e së fundmi Enea Thomollari janë disa nga njerëzit e pafajshëm që u vranë si pasojë e perplasjes se grupeve. Deri më tani pjesa më e madhe e ketyre ngjarjeve nuk është zbardhur

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme