Ekskluzive 17 Nëntor 2024, 10:45 Nga VNA

Raporti i Prokurorisë 1964/ VNA publikon dokumentin e deklasifikuar, se si trajoheshin të burgosurit nën regjimin komunist

Ndaje në Whatsapp

Trajtimi i të burgosurve në Shqipëri në vitin 1964, sipas raporteve të Prokurorisë, reflekton realitetin e ashpër të regjimit komunist të kohës. Në atë periudhë, sistemi i burgjeve ishte i strukturuar për të ndëshkuar dhe për të frikësuar ata që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit. VNA publikon sot një raport të Prokurorisë të vitit 1964 mbi mënyrën e trajtimit të të burgosurve në atë kohë.

Dokumenti është raporti i Prokurorisë mbajtur në Tiranë për ngjarje që ndodhën në burgun “313” në Tiranë. Ai përshkruan se si oficerët e burgut grabisnin ushqimet e racionuara dhe paratë e të dënuarve. Raporti sjell informacione mbi sjelljet çnjerëzore brenda mureve të burgjeve, duke përfshirë abuzimet seksuale e deri tek përdhunimet. Ky raport i Prokurorisë është një dokument i deklasifikuar dhe ofron një pasqyrim të rëndësishëm mbi abuzimet e kryera.

Raportet përshkruajnë kushte të rënda në burgje, shkelje të të drejtave bazë dhe një trajtim çnjerëzor të të burgosurve. Ky dokument është prova e një periudhe represive, ku sistemi penitenciar përdorej si mjet kontrolli politik dhe social.

Dënimet

Gjatë viteve të para të instalimit të regjimit komunist në Shqipëri, si rezultat i politikës së goditjes masive, janë hetuar, akuzuar, dënuar, persekutuar dhe ekzekutuar në emër të popullit mijëra persona. Nga statistikat mbi numrin e dënimeve, rezulton që:

  • Janë pushkatuar 5.577 burra dhe 450 gra.
  • Janë burgosur për arsye politike 10.133 burra dhe 7.367 gra (nga të cilët 1.065 kanë vdekur gjithsej).
  • 408 persona kanë humbur aftësinë mendore nga torturat.
  • Janë internuar për motive politike 20.000 familje, nga të cilët kanë vdekur 7.022 persona në zonat e internimit.

Eliminimet fizike, burgosjet dhe likuidimi i klasave dhe grupeve kundërshtare të komunistëve, u paralajmëruan që pa mbaruar Lufta.

Të shumta janë dëshmitë që tregojnë për të burgosur politikë që vdiqën në burgje apo në kampet e punës, kryesisht nga torturat apo shkaqe të tjera, si vetëvrasja. Edhe në këto raste, trupi i viktimës nuk i kthehej familjes, sepse në regjimin komunist trupi i të dënuarit mbetej në dispozicion të shtetit gjatë dënimit, madje edhe pas vdekjes.

Raporti i Prokurorisë

/REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË

MINISTRIJA E PUNËVE TË BRENDËSHME

DEGA POLITIKE ORG. REP. M.P. Br.

Nr. 472

TEPËR SEKRET

Ekzemplar Nr.

Grupi Tiranë me 7/VII/1964

LANDA: Për ngjarjet që kanë ndodhur prej vitit 1962 deri në korrik të vitit 1964, në repartin 313.

KOMITETIT QENDROR TË P.P. SHQIPËRISË

Drejtorisë Organeve Administrative -

Tiranë

Sikurse ju kemi njoftuar edhe më parë me relacionet e veçanta, në repartin 313 që nga fillimi i vitit 1962 deri në korrik të vitit 1964 janë vërtetuar disa shfaqje negative, prej të cilave më të rëndësishmet janë:

Në muajin gusht të vitit 1962, nëntë (9) nënoficerë kryen akte të kundërligjshme kundër të dënuarve për disa herë rresht.

Letrat që hynin ose dilnin nga burgu nuk mbaheshin në rregull dhe nuk përcilleshin në kohën e duhur, por mbaheshin nga 5-6 muaj, bile edhe letrat që të dënuarit i drejtonin shokut Enver Hoxha dhe K.Q. të P.P. Shqipërisë.

Komandanti i togës 313 (burgut) kapiten R.D, merrte qumështin e dy nënoficerëve dhe e çonte në shtëpi, merrte borxh nga ushtarët, pinte alkool dhe ishte shumë i dhënë pas qelepirllëkut.

Në shtator të vitit 1962, një i dënuar kreu marrëdhënie seksuale me një femër të dënuar.

Në muajin nëntor 1962, kapiten S.J kishte krijuar marrëdhënie seksuale me gruan e një të dënuari dhe fuste dhe nxirrte letra nga burgu në kundërshtim me rregullat.

Në mars të vitit 1963, u konstatua sabotimi i 147 copë fishekëve të mitralozit.

Kapterët H.Z dhe D.H krijuan marrëdhënie seksuale me dy femra të paraburgosura.

Në muajin nëntor 1963, ushtar E.M u vetëvra.

Kapter R.B kishte marrë nga familja e një të dënuari 1500 lekë për t’ia dhënë ushqime, i prishi për nevojat e tij dhe ja ktheu më vonë pak nga pak. Kapiten R.XH që ishte prezent, e lejoi këtë veprim.

Kohët e fundit në Vailçen e një nënoficeri të burgut të ri...

Video

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bagdad është goditur nga një dron ose raketë, sipas një zyrtari të sigurisë irakiane. Sulmi ndodhi pak pasi dy militantë të mbështetur nga Irani u vranë në një bastisje në kryeqytetin irakian. Është hera e dytë që ambasada amerikane sulmohet që nga fillimi i luftës Izrael-SHBA kundër Iranit. Sulmet janë marrë përsipër nga grupe të armatosura pro-iraniane në Irak, të cilat prej ditësh po godasin me dronë dhe raketa bazat amerikane në rajon.

Dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të përkujtuar 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj nga Shëngjini. Pjesëmarrësit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotografisë së saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të resë dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të vështirë. E reja dyshohet se i dha fund jetës pas një periudhe të vështirë personale dhe dhunës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale për rastet e dhunës në familje.

Një grup prej rreth 20 grabitësish të maskuar realizuan një grabitje në dyqanin e bizhuterive “Kumar” në Kaliforni, duke marrë mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda rreth 70 sekondash. Sipas autoriteteve, grabitësit thyen vitrinat me çekiçë dhe morën rreth 75–80% të bizhuterive të ekspozuara, para se të largoheshin me automjete që i prisnin jashtë. Policia arrestoi katër të rinj të moshës 19–20 vjeç pasi ndaloi një prej automjeteve të përdorura për arratisje, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme