Ekskluzive 13 Nëntor 2024, 13:27 Nga VNA

Letra e Musine Kokalarit për Enver Hoxhën pas 16 vitesh në qeli

Ndaje në Whatsapp

 

• Amnesty International interesohej për fatin e shkrimtares dhe aktivistes shqiptare nëse ishte pjesë e amnistisë së përgjithshme të vitit 1962.

Më 25 Mars 1966 organizata më e madhe e të Drejtave të Njeriut “Amnesty International”, i ka dërguar një letër Enver Hoxhës, Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror, duke u interesuar për fatin e Musine Kokalarit. Si një lëvizje që punonte për lirimin dhe lehtësimin e kushteve të të burgosurve të ndërgjegjes në mbarë botën i kujtonin diktatorit Hoxha se “Musine Kokalari është arrestuar më 1945 për aktivitet politik dhe dënuar me burgim të përjetshëm”- dhe donin të dinin nëse “Kokalari ishte pjesë e aministisë së përgjithshme të vitit 1962 apo është akoma në burg”.

Nga dokumentet arkivore, nuk ka shkresa të përgjigjeve nga ana e shtetit shqiptar, por fati i shkrimtares dhe aktivistes Musine Kokalari në burgjet shqiptare është e vetmja dëshmi.

Musine Kokalari në vitin 1962, pasi kishte bërë 16 vjet burg, i dërgon një letër Enver Hoxhës. Pasi, po atë vit, një vendim i ri po e çonte atë në internim 5-vjeçar në rrethin e Mirditës. VNA publikon letrën, të shkruar nga vetë Musineja, teksa i lutej diktatorit të shqyrtohej internimi i saj, pasi sikurse shkruan, për veprimet e dikurshme ka paguar 16 vitet burg, por për të internimi tani duket i pakuptueshëm. “Përveç kësaj, Kokalari i kërkon Hoxhës që të t’i kthehen dorëshkrimet e saj folklorike, që kishte mbledhur”.

Jetëshkrimi

Por kush ishte Musine Kokalari? Musine Kokalari lindi në Adanë, 10 shkurt 1917 dhe vdiq në Rrëshen, 13 gusht 1983. Ajo ka qenë një veprimtare politike e kulturore dhe shkrimtare shqiptare e shekullit të XX. Që në moshë të re, Musineja tregoi një pasion të veçantë për letërsinë në përgjithësi dhe për folklorin kombëtar në veçanti.

Pasionin e saj e kultivoi veçanërisht përmes librarisë “Venus”, që i vëllai i saj Vesim Kokalari zotëronte në Tiranë në mes të viteve ’30.

Në periudhën 1930-1937 u shkollua në Tiranë, fillimisht në institutin “Qiriazi” e më pas në institutin e ciklit të mesëm “Nëna Mbretëreshë”. Përgjatë vitit 1937, një sërë artikujsh të Musinesë mbi problemet sociale u publikuan në gazetën “Shtypi” nën pseudonimin “Muza”.

Më 1938, Musineja nis studimet në Fakultetin e Letërsisë Moderne në universitetin “La Sapienza” në Romë.

Më 1939, Musine Kokalari shkruan veprën e saj të parë profesionale letrare të titulluar “Siç më thotë nënua plakë”. Kjo vepër u publikua rreth vitit 1941 në Tiranë.

Që nga fillimi i vitit 1942 Musineja përfshihet në lëvizjet antikomuniste dhe antifashiste në Romë e me të njëjtat bindje kthehet në Shqipëri. Gjithashtu, përgjatë vitit 1942, emri i Musine Kokalarit përfshihet në Enciklopedinë Italiane si një shkrimtare e talentuar me potencial të lartë letrar.

Musine Kokalari u arrestua më 23 Janar të vitit 1946 dhe iu nënshtrua torturave të vazhdueshme në qeli por refuzoi të hiqte dorë nga bindjet e saj për një sistem pluralist dhe shoqëri të lirë. Më 2 qershor 1946, Musine Kokalari u gjykua përmes një procesi gjygjësor.

Duke u parë si një kërcënim për regjimin totalitar, Musine Kokalari u dënua me 25 vjet burgim (nga të cilat 16 vite i kaloi në burg) si dhe me persekutim të përjetshëm. Më 1980, Musine Kokalari u diagnostikua me kancer të gjirit. Moskurimi i sëmundjes, dhimbjet dhe vuajtjet e shumta i shkaktuan vdekjen në gusht të vitit 1983.

Amnesty International

Seksioni i Norvegjisë

Nga lëvizja për liri, opinion dhe fe

Oslo, Norvegji, 25 mars 1966

Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror

Enver Hoxha

Tiranë

Shkëlqesia Juaj,

Po ju shkruajmë si anëtarë të një grupi “Amnesty International” në Londër. Sikurse mund ta dini, kjo lëvizje punon për lirimin dhe lehtësimin e kushteve të të burgosurve të ndërgjegjes në mbarë botën, siç do të keni mirësinë të shihni në deklaratën spjeguar këtu ngjitur.

Grupi ynë është përgjegjës për një të burgosur nga Rodezia, një nga India dhe një nga Shqipëria, për:

Zonjushën Musine Kokalari

Sipas njoftimeve që kemi ajo është arrestuar më 1945 për aktivitet politik dhe dënuar me burgim të përjetshëm, duke ditur se aty ka patur një amnisti të përgjithshme më 1962 dëshirojmë të dimë nëse ajo ish ndërmjet të burgosurve të liruar apo jo është akoma në burg.

Ne mund të jemi të disinformuar për të. Në këtë rast ne do ta çmonim shumë në se do të na bëni të ditur për sa më sipër.

Duke ditur se qeveria juaj po ndihmon për të krijuar kushte të mira për çdo njeri, shpresojmë se do ta merrni në konsideratë këtë çështje.

Lutemi pranoni, shkëlqesia Juaj, sigurimet e konsideratës tonë më të lartë.

Tuajt plot respekt,

Harald Thiis, d.v.

Oslo, Norvegji

 

 

Video

Ju flet Tirana… po japim lajmet e antikorrupsionit në QSUT.

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bagdad është goditur nga një dron ose raketë, sipas një zyrtari të sigurisë irakiane. Sulmi ndodhi pak pasi dy militantë të mbështetur nga Irani u vranë në një bastisje në kryeqytetin irakian. Është hera e dytë që ambasada amerikane sulmohet që nga fillimi i luftës Izrael-SHBA kundër Iranit. Sulmet janë marrë përsipër nga grupe të armatosura pro-iraniane në Irak, të cilat prej ditësh po godasin me dronë dhe raketa bazat amerikane në rajon.

Dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të përkujtuar 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj nga Shëngjini. Pjesëmarrësit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotografisë së saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të resë dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të vështirë. E reja dyshohet se i dha fund jetës pas një periudhe të vështirë personale dhe dhunës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale për rastet e dhunës në familje.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme