Ekskluzive 12 Nëntor 2024, 16:05 Nga VNA

Partia Socialiste fut nën patronazhim edhe Diasporën

Ndaje në Whatsapp
Partia Socialiste fut nën patronazhim edhe Diasporën
  • ‌Si rrezikojnë të dhënat personale të emigrantëve shqiptarë të përdoren për qëllime partiake në funksion të zgjedhjeve në Shqipëri.

Çdo emigrant shqiptar që jeton e punon jashtë Shqipërisë do të jetë nën mbikëqyrje. Dje në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste është diskutuar për votën e diasporës.  Burime nga kjo mbledhje bëjnë të ditur se deri tani PS, ka arritur të sigurojë kontakte me afro 50 mijë shtetas shqiptarë nga 1.6 mln që jetojnë jashtë vendit. Për këtë arsye të gjithë deputetëve të Partisë Socialiste u është kërkuar angazhimi për të rritur kontaktet e drejtpërdrejta me emigrantët me të drejtë vote. Në këtë kuadër synohet fillimisht krijimi i një database me të gjithë shtetasit që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Modeli Krijimi i një database me të gjithë shtetasit shqiptarë është modeli i patronazhimit i cili i përdor nga Qeveria Shqiptare në funksion të Partisë Socialiste. Rama perfeksionoi sistemin e patronazhimit përmes e-Albania-s, krijoi database duke ua vënë në dispozicion shtabeve elektorale të Partisë Socialiste. Ky fakt u zbulua nga media në vitin 2021, ku të të gjitha të dhënat personale të shqiptarëve nga 19 deri në 99 vjeç, përfshirë numrat e tyre të identitetit, numrat e telefonit personal, kompanitë për të cilat punojnë dhe një përshkrim të shkurtër të asaj me të cilën ata janë afër politikisht dhe sa e mundshme është vota për partinë në pushtet. Rreziku Përse i duhet patronazhimi i Diasporës? Sepse në vitin 2025, kohë në të cilën pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare, Diaspora shqiptare ka mundësi të votojë nga vendi ku jeton. Me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, për herë të parë, shqiptarët jashtë vendit do të kenë të drejtën e votës. Më herët, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar një draft për rregullat e regjistrimit të zgjedhësve nga jashtë vendit dhe për përgatitjen e listës së zgjedhësve. Bazuar në këtë dokument, votuesit duhet të regjistrohen online. Regjistrimi nis 120 ditë para zgjedhjeve dhe mbyllet 68 ditë para ditës së votimit. Ndër të tjera, drafti specifikon dokumentet që çdo emigrant duhet të dorëzojë tek KQZ për të marrë pjesë në votime. KQZ ka ndërtuar një aplikacion të quajtur PER, përmes të cilit emigrantët regjistrohen dhe bëjnë kërkesën për regjistrim. 1. Shkarkon Aplikacionin e KQZ 2. Hap nje llogari ne Platformen e KQZ 3. Identifikohet me: - Shenjat e fytyres, - Kodin gjashtë shifror ne telefon, - E-mail, - Numrit Personal te ID - Pasword Pastaj ngarkon në Platforme: 4. Kontrate qeraje ose dokument pronesie per vendqendrimin jashte vendit. 5. Adrese fizike 6. Adrese elektronike 7. Numer telefoni Pastaj ben kërkesën për tu regjistruar dhe pret 5 ditë që KQZ te verifikoje te drejtën për të votuar.

Pra, çdo emigrant shqiptar mbi 18 vjeç që jeton jashtë shteti, automatikisht është pjesë e deputetëve të PS për t'u takuar nga deputetët e saj. Fillimisht Diaspora do të  identifikohet si të tillë, pra emigrant jashtë shteti, dhe për këtë thuhet se do ngrihet databaza. Nga kjo databazë, do ngrihet patronazhimi, pra persona të cilëve do i besohet "misioni" për të përllogaritur preferencat partiake në Shqipëri bazuar në të dhënat tua personale dhënë prej teje shtetit shqiptar.

Video

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme