Ekskluzive 9 Nëntor 2024, 17:13 Nga VNA

Betonizimi dhe kanalet kulluese rrezikojnë Shqipërinë nga përmbytjet më shumë se ndryshimet klimatike

Ndaje në Whatsapp
Betonizimi dhe kanalet kulluese rrezikojnë Shqipërinë nga
  • •Javën e ardhshme priten reshje me intensitet të lartë dhe mesatar, të cilat e gjejnë territorin të thatë prej një periudhe mjaft të gjatë bën që mundësia që këto reshje të absorbohen është shumë  e vogël. Kjo rrit rriskun për përmbytje masive në territorin e Shqipërisë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Kosovën.

Pamjet e përmbytjeve të 29 Tetorit në rajonin e Valencias në Spanjë kanë tronditur gjithë botën. Mijëra spanjollë u gjenden të vetëm përballë fatkeqësisë natyrore duke rrezikuar jetën, pronën dhe gjithçka kishin. Raportimi më i fundit, dje më 08.11.2024, i ministrit të Transportit Oscar Puente konfirmonte se numri i të vdekurve nga përmbytjet e javës së kaluar në Spanjë është rritur në 223, teksa 78 persona të tjerë janë ende të zhdukur. Ndërsa 48 trupat e rikuperuar ende nuk janë identifikuar. Aktualisht vijojnë ende operacionet e kërkim shpëtimit si dhe përpjekjet për pastrimin e zonës së prekur. Nga të dhënat rezulton se në provincën e Valencias janë prekur 75 komuna dhe 450.000 hektarë tokë. Gati dy javë pas katastrofës, pjesa më e madhe e zonës mbetet e mbuluar me baltë dhe mbeturina. Deri tani, qeveria e Spanjës ka ofruar 10.6 miliard € në kredi dhe ndihmë për të ndihmuar rindërtimin e zonës së shkatërruar. Në mediat spanjolle ka raportime të shumta të njerëzve që dëshmojnë se lajmërimet e qeverisë spanjolle janë bërë vonë. Për akuzat e tilla ende vijojne hetimet. Por kryefjala e kësaj katastrofe natyrore, evidenton faktin që përmbytjet u shkaktuan nga fenomen natyror, pasi shiu i një viti ra në vetëm disa orë në rajonet jugore dhe lindore të vendit. Shqipëria Më 4 Tetor pasdite përmbytje masive pushtuan qytetin e  Vlorës. Shkak kryesor duket se ka qenë mospastrimi i kanalit të ujërave të larta në qytet, ku sipas raportimeve, ishte mbushur me mbeturina por dhe ndërtimet pa leje e pa kriter. Ccka bëri që uji të dalë nga shtrati dhe të vërshojë në lagje. Sipas autoriteteve, sasia e reshjeve brenda dy orësh ishte aq e madhe sa prurjet e shirave gjatë vjeshtë-dimër në Vlorë, duke arritur në 180 milimetër deri tani, ndërsa u shprehën se hidrovori nuk ishte në funksion. Në media, të shumtë ishin baorët që denonconin se kanali kishte vite pa u pastruar edhe pse ata i kishin bërë thirrje institucioneve vendore. Hera e fundit që ishte pastruar kanali ishte 6 vite më parë. Sipas të dhënave nga dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e 4 tetorit, u dëmtuan 323 banesa dhe 73 biznese, ndërsa 33 familje u evakuan. Emergjencat Civile raportuan se do lëvronin një fond prej 200 mijë eurosh. Menjëherë pas ngjarjes Kontrolli i Lartë i Shtetit nisi hetimin për përmbytjen. Partia Demokratike kallëzoi në Prokurori për shpërdorim detyre. Ndërsa Prefektura dhe bashkia  nisën verifikimin e kanaleve e kolektorëve. Alarmi Një muaj pas kësaj përmbytje, alarmi për rrezik përmbytje në Vlorë dhe Durrës ekziston. Sipas parashikimeve meteorologjike, znj.Tanja Porja, në media ka deklaruar se më 12-13-14 Nëntor vendi jonë do të goditet nga stuhitë e Atlantikut. Sipas sak situata është problematike pasi  edhe me 40-60 mm reshje në tre katër orë përmbyten, Durrësi dhe Vlora. “10 ditëshi i parë i muajit nëntor kaloi pa reshje. Shumë shpejt priten reshje me intensitet të lartë në territorin shqiptar. Pritet në 12-13-14 Nëntor që këto reshje të fuqizohen, të drejtohen drejt Lindjes duke përfshirë një pjesë të mirë të Mesdheut Qendror, Italinë e Jugut dhe territorit shqiptar. Nga data 11 nëntor e në vijim presdim që këto reshje të përfshijnë një pjesë të mirë të Ballkanit, Malin e Zi, Kosovën dhe Shqipërinë reshje me intensitet të lartë. Pritet që reshjet të jenë 50-70 mm në intervale kohore tre orarëshe. E gjithë kjo situatë pritet pas datës 10 Nëntor. Priten reshje me intensitet të lartë dhe mesatar, të cilat e gjejnë territorin të thatë prej një periudhe mjaft të gjatë bën që mundësia që këto reshje të absorbohen është shumë  e vogël. Kjo rrit rriskun për përmbytje masive në territorin e Shqipërisë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Kosovën. Pjesa e dytë e nëntorit është krejt ndryshe”- deklaroi Porja. Sinoptikania Lajda Porja ka treguar arsyen e përmbytjes së qyteteve dhe cilat prej tyre janë të rrezikuara në Shqipëri. Ajo shprehet se ndërtimet pa kriter betonizimi po bëjnë që përmbytjet të jenë të rangut si në Valencia të Spanjës. Ajo shton më tej se në Shqipëri qytetet e rrezikuara janë Vlora dhe Durrësi. “Ndërtimet pa kriter betonizimi po bëjnë që përmbytjet të jenë të rangut si në Valencia në Shqipëri është Vlora dhe Durrësi që janë më të rrezikuara dhe gjithmonë të rrezikuara nga përmbytjet dhe për shkak të mungesës së gjelbëritmit dhe ndërtimeve pa kriter në këto 20-30 vitet e fundit janë qytetet për sa i përket rreshjeve sepse nje sasi rreshjesh që bie në Shkodër nuk bën të njëjtën katastrofë nëse bie në Durrës ose në Vlorë”- tha Porja. Ndryshimet klimatike Përmbytje ka patur gjithmonë, por ajo që po ndodh aktualisht është shpeshtësia dhe intensiteti i  këtyre fenomeneve natyrore. Më fjalë të tjera përmbytje më të shpeshta dhe më të forta. Sidomos në Spanjë, stuhia e fundit i atribuohet edhe “DANA”-s,  (Depresión Aislada en Niveles Altos), ose “pika e ftohtë”, një flluskë ajri i ftohtë që shkaktoi reshjet ekstreme, që ndonëse është fenomen i zakonshëm ndryshimet klimatike kanë shtuar intensitetin e këtyre fenomeneve. Sipas të dhënave vjeshta në zonat afër detit Mesdhe po ngjason gjithnjë e më shumë zonave tropikale. Në vendin tonë përmbytjet  i atribuohen gjithnjë e më shumë mungesës së mirëmbajtjes së argjinaturave të lumenjve, rrugëve dhe pastrimit të kanaleve kulluese. Mirëmbajtja e këtyre është shumë e rëndësishme. Shkatërrime të tilla na sjellin ndërmend që përmbytje, uraganë, shira të fortë kanë ekzistuar gjithmonë, por ndërtimi i infrastrukturës dhe mirëmbajtja e saj është shumë e rëndësishme, por ka një problem  akoma më të pamohueshëm dhe kjo lidhet me ndryshimet klimatike.

Video

Një helikopter tip Morane 29 u rrëzua në Liqenin Rosporden, në Francë, gjatë një operacioni për shuarjen e një zjarri të madh. Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 19:00, kur mjeti ajror humbi kontrollin teksa po mbushte ujë nga liqeni. Pamjet tregojnë momentin dramatik kur helikopteri u përplas në ujë dhe u shpërbë, pasi piloti humbi kontrollin pas zhytjes së bishtit në liqen. Për fat të mirë, piloti dhe zjarrfikësi në bord arritën të shpëtojnë pa lëndime. Autoritetet franceze vlerësuan guximin dhe profesionalizmin e tyre në përballimin e situatës.

? Përhapet zjarri në Akërni, nis ndërhyrja nga ajri Një vatër zjarri ka përfshirë pyllin me pisha pranë hidrovorit të fshatit Akërni që prej pasdites së sotme. Situata u përkeqësua dhe po punohet për ta vënë nën kontroll. ? Në operacion janë angazhuar 4 helikopterë nga Baza Ajrore e Kuçovës, së bashku me ekipet në terren. ? Forca Ajrore po monitorojnë zonën, për të identifikuar vatra të reja dhe për të evidentuar raste të mundshme të zjarrëvënies së qëllimshme.

Policia Kufitare Vlorë ndihmon turistët në Sarandë dhe Palasë, mbetën në det te hapur ? Sarandë – Rreth një milje larg Gjirit të Sarandës, kapiteni i një jahti me flamur maltez kërkoi ndihmë pasi mjeti i tij pësoi defekt dhe mori ujë. Pas njoftimit, patrulla e Policisë Kufitare ndërhyri menjëherë duke bërë të mundur shoqërimin e sigurt të kapitenit drejt bregut dhe rimorkimin e jahtit drejt Portit të Limionit. ? Palasë – Në zonën e Shën Andreut, disa turistë që ndodheshin në një mjet lundrues u rrezikuan për shkak të kushteve të vështira të detit. Policia Kufitare reagoi me shpejtësi, duke bërë të mundur shoqërimin e tyre të sigurt në breg si dhe ankorimin e mjetit detar në molin e Palasës.

Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, ne fshatin Akërni , Njësia Administrative Novosele . Nga pamjet e para, tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën, duke krijuar shqetësim për banorët dhe mjedisin përreth. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Për fat të mirë, pasditja nuk është shoqëruar me erë të fortë, faktor që po ndihmon në frenimin e përhapjes së zjarrit.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme