Ekskluzive 7 November 2024, 17:32 Nga VNA

Anija me mbetjet, nesër ankorohet në Portin e Durrësit

Ndaje në Whatsapp
Anija me mbetjet, nesër ankorohet në Portin e Durrësit

 

Anija "Moliva" me 102 kontejnerë të dyshuara me mbetje të rrezikshme pritet të ankorohet nesër në Portin e Durrësit. Mësohet se Autoriteti Portual paraprakisht ka thënë se mund të ankorohet nesër në Port vetëm të bëhet procesi i shkarkimit të kontenierëve. Më pas, Dogana dhe Autoritetet ligjzbatuese kanë marrë masa për të mos i lënë kontejnerët në sheshin e Portit por për t'i dërguar në një ambient që plotëson kushtet sipas urdhërit të prokurorëve të çështjes. Por deri tani vendi ku do të dërgohen kontejnerët me mbetjet e dyshuara të rrezikshme. Nuk dihet ende. Prokuroria e Durrësit dhe operacioni pritet të zhvillohet gjatë të gjithë ditës së nesërme për ankorimin dhe shkarkimin në një kalatë të terminalit të kontenierëve të 2100 tonëve mbetje që ndodhen në 102 konteinerë.

Anija me mbetjet e refuzuara nga autoritetet tajlandeze mbërriti në Durrës më 28 tetor.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme