Ekskluzive 26 Tetor 2024, 17:52 Nga VNA

Tirana e barakave dhe grataçelave

Ndaje në Whatsapp
  • ‌Kulmi i absurdit forum për zhvillim të qëndrueshëm urban në Kryeministri, në "strofkullën" e ideatorit të kullave në Tiranë. Model që mesa duket po kopjohet edhe nga bashkitë e tjera në Shqipëri.
  • ‌Ndërtime që ndodhin në emër të zhvillimit por që përfundojnë në gllabërim parqesh,  lulishtesh, parkime e hapësira publike, në shkatërrim të historisë e trashëgimisë së qytetit.
  • ‌Si u betua Erion Veliaj për moratorium ndërtimesh në vitin 2015, kur Tirana numëronte 8 mijë apartamente bosh. Sot në Tiranë po ndërtohen me dhjetëra grataçela teksa numërohen 50 mijë apartamente bosh.

"Rikonceptimi i qëndrueshmërisë urbane". Me këtë temë prej disa ditësh është mbajtur në Kryeministri një takim me fokus kryesor "zhvillimin e qëndrueshëm të zonave urbane". Arkitektë, urbanistë nga gjithë bota u mblodhën në Tiranë për të treguar si duhet të zhvillohet një qytet metropol. Në këtë forum të përvitshëm ku dhjetëra profesionistë të urbanistikës u mblodhën për të treguar idetë dhe skemat më të mira për zhvillimin e Tiranës, fokus kryesor reduktimin e ndotjes, zhvillimin e hapsirave të gjelbra dhe sidomos shfrytëzimin më të mirë të hapsirave publike në shërbim të qytetarëve.

Por teksa mbledhja mbahej në Kryeminsitri, në "strufkullën" prej nga dalin të gjitha planet, realiteti është krejt tjetër. Teksa flitet për zhvillim të qëndrueshëm kulla shumëkatëshe vazhdojnë e ngrihen çdo ditë në Tiranë. Një valë e re ndërtimesh ka mbërthyer anembanë kryeqytetin por dyndja më e lartë  është në qendër të tij. Në vetëm pak përreth sheshit "Skënderbej" po ngrihen disa "përbindësh" shumëkatësh që zënë deri edhe rrezet e diellit. Me planin e ri urbanistik "TR030" në mënyrë të dhunshme ka fuqizuar politika urbane të prishjes së jetesës horizontale dhe ndërtimit të jetesës vertikale me pallate shumëkatëshe.

Plani

Në vitin 2015 në fushatë elektorale,  Erion Veliaj kandidat për kryetar bashkie premtonte moratorium të ndërtimeve. Edhe pse asokohe Tirana numëronte 8 mijë apartamente bosh. Teksa sot në Tiranë janë gati 50 mijë apartamente bosh, vijon ndërtohen mijëra metra katror godina e pallate shumëkatëshe. Me tre mandate në kurriz si kryetar i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në lidhje me ndërtimet e kullave justifikohet duke thënë se po ndërtohen shumëkatëshe për të kursyer sa më shumë gjelbërim dhe tokë publike. Sipas tij, sa më të larta të jenë kullat aq më shumë banorë do strehohen aty, aq më shumë tokë do kursehet dhe për pasojë do ketë më shumë gjelbërim.

Qendër

Por sa qëndron kjo? Mjafton të shohësh kantieret e ndërtimit anembanë vendit e sidomos në qendër të Tiranës. Kullat që po ndërtohen në qendër të qytetit janë: "Tirana’s rock"– një kullë prej 24 katesh në formën e bustit të heroit kombëtar Skënderbeu, po ngrihet mbi rrënojat e vilave 100-vjeçare të rrugës “Broduej”. “New Hotel Tirana International” – Një kullë 33 katëshe që do të jetë vazhdimi i hotelit “Tirana Internacional”, i njohur si 15-katëshi i Tiranës. "Book Building"– Një kompleks godinash 4,5,11 dhe 21 katëshe që po ngrihet vetëm 8 metra larg Sahatit të Tiranës. “Eyes of Tirana” – Kulla 24 katëshe e ngritur në lulishten nënkrah të Bankës së Shqipërisë. “Forever Green” – Kulla nisi punimet në shkurt të vitit 2011, prej 25 katesh. Punimet në të cilën ende vijojnë. “Tirana Mount” - Një kullë prej 185 metrash do të ngrihet në një hapësirë të gjelbër pas Operas.

Projektet

Jo vetëm në qënder të Tiranës por kudo nëpër qytet janë dhënë leje ndërtimi dhe ndërkohë po ndërtohen me dhjetëra kulla të tjera. Vetëm në muajin Gusht, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) miratoi dhënien e lejeve për disa projekte shumëkatëshe në pronat publike. Janë të paktën 8 projekte zhvillimore, që parashikojnë ngritjen e kullave që do të kenë deri në 65 kate dhe një tjetër projekt 100 kate, me shërbime bankare, hapësira tregtare, hapësirave për zyra me qira, etj. Disa prej institucioneve apo pronave që do të zhvillohen ndodhen në zona mjaft të lakmuara të kryeqytetit. Po ashtu, projekte të reja zhvillimore pritet të nisin në Tiranë përkatësisht në zonën e Komunës së Parisit, pranë Bulevardit “Zhan D’Ark”, pranë shkollës “Harry Fultz” dhe te Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës. Sipas dokumentit (publikuar nga Monitor), një prej pronave që do të zhvillohet është ajo Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare me truall 9400 m² pranë kryqëzimit të Komunës së Parisit. Prona e dytë është në afërsi të Bulevardit Zhan D’Ark ku është Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar. Projektimi është për një zhvillim shumëfunksional me 35-41 kate, me njollë ndërtimi 1,200 deri në 1,500 m² dhe me sipërfaqe totale ndërtimi nga 48,000-52,500 m² Një tjetër projekt është Klasteri i Institucioneve të Pronës (ASHK – Prona e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, afër Shkollës “Harry T. Fultz”). Siti i propozuar për ndërtimin e Klasterit të Kadastrës Shtetërore, me një sipërfaqja trualli 5,000 m², ndodhet në zonën e Zogut të Zi (në afërsi të shkollës “Harry T.Fultz”) në një rrugë dytësore që lidhet me Rr. “Asim Vokshi”. Një tjetër projekt është Zona e Zhvillimit Multifunksional. Siti i propozuar për zhvillim ndodhet përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, pjesë e Unazës së Dytë të Tiranës, duke mbuluar një sipërfaqe prej 3,000 m². Parashikohet Projektimi i fasadës dhe volumit të një zhvillimi shumëfunksional me 25-40 kate, me njollë ndërtimi 800 deri në 1200 m² dhe me një sipërfaqe totale ndërtimi nga 30,000-40,000 m².

Mali dhe Hora

Dy ndërtimet ndër më të lartat në Tiranë do jenë Mount Tirana dhe Hora. "Tirana Mount”  është një kullë prej 185 metrash do të ngrihet në një hapësirë të gjelbër pas Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë. Sipas projektit kjo kullë do të jetë ndër më të lartat në vend. Lulishtja pas Operas është rrethuar dhe puna në kantier ka filluar. Një tjetër projekt që pritet të ndërtohet në Tiranë është Hora Vertikale e cila është projektuar nga OODA portugeze me një grataçelë të re. Me një lartësi prej 140 metrash (459 këmbë), ajo përbëhet nga 13 struktura të ndara, të ngjashme me kubat që duken si blloqe të mëdhenj. Projekti është pjesë e rinovimit urban të Tiranës dhe do të shtrihet në 55,000 metra katrorë, duke përfshirë një hapësirë publike të gjelbër të projektuar nga OODA. Zhvillimi përfshin dy kulla, grataçelën kryesore dhe një kullë më të vogël. 13 kubat e kullës më të madhe do të kenë secili shtatë kate apartamente, ndërsa kulla më e vogël përbëhet nga katër kuba të grumbulluar në mënyrë të çrregullt. Të dy ndërtesat do të kenë tarraca me pishina në çati, duke përdorur materiale nga burime lokale. Aktualisht në ndërtim, Hora Vertikale pritet të përfundojë deri në vitin 2028, duke iu bashkuar bumit ndërtimor të Tiranës së bashku me vepra të firmave të njohura të arkitekturës si Bjarke Ingels Group dhe MVRDV.

Video

Mijëra mbështetës të presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, shkelën rrugët e Karakasit të premten në një protestë masive, duke kërkuar lirimin e tij, pas arrestimit nga forcat amerikane më 3 janar në një operacion ushtarak, sipas zyrtarëve lokalë dhe raporteve ndërkombëtare. Demonstrata u zhvillua në 68-vjetorin e rënies së diktaturës së Marcos Pérez Jiménez (1948–1958) dhe shënoi një nga tubimet më të mëdha pro-Maduro që nga operacioni ushtarak amerikan. Në sheshin kryesor pranë O’Leary në qendër të Karakasit, protestuesit valëviten flamuj dhe mbajnë pankarta duke kërkuar kthimin e Maduros dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, që aktualisht janë në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të përballen me akuza federale, përfshirë konspiracion për narco-terrorizëm. Një banderolë e madhe lexonte: “Ne i duam ata përsëri”, ndërsa qytetarë të shumtë shprehën zemërim ndaj asaj që e quajtën një “kapje të paligjshme” nga autoritetet amerikane. “Arrestimi i Maduros ishte i padrejtë,”

Cikloni “Harry” ka goditur ishullin e Siçilisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë 720 milionë euro. Qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të përballuar emergjencat më urgjente. Situata e rëndë ndikohet nga reshje të vazhdueshme dhe dallgë deri në 9 metra, duke dëmtuar infrastrukturën, pasuritë arkeologjike dhe zonat bregdetare. Në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen gjithashtu në qindra milionë euro, ndërsa autoritetet kërkojnë mbështetje shtesë financiare nga qeveria në Romë.

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Glauk Olldashi: Kujdes me ata që përzgjidhni për të folur në Foltore. Disa prej tyre kanë qenë tapë!

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme