Ekskluzive 15 October 2024, 14:06 Nga VNA

VNA sjell për herë të parë jetëshkrimin origjinal të Ernest Koliqit

Ndaje në Whatsapp
VNA sjell për herë të parë jetëshkrimin origjinal

• CV-ja e shkruar prej tij, teksa i drejtohet Institutit të Studimeve Shqiptare

• Koliqi konsiderohet nga historianët si paraprirës dhe themelues i Akademisë së Shkencave

Ernest Koliqi është një nga intelektualët më të mëdhenj shqiptar, që dha një kontribut të shquar për letërsinë, arsimin dhe kulturën shqipe në Shqipërinë e para 1944, ku ishte Ministër i Arsimit, dhe në diasporën shqiptare në Itali pas 1944. Koliqi themeloi Institutin e Studimeve Shqiptare më 1941 në Tiranë dhe Katedrën e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Romë, botoi Revistën Shejzat dhe u angazhua me mërgatën politike shqiptare më mërgim, duke qenë një ndër anëtarët kryesor të Bllokut Kombëtar Indipendent.

I lindur në Shkodër, ku edhe mori edhe mësimet e para, më pas u zhvendos në Itali, për të studiuar në Brescia dhe më vonë, pranë Universitetit të Padovës. Ernest Koliqi shkroi e përktheu shumë, në prozë e poezi. Iu kushtua edhe shqipërimit të kryeveprave të letërsisë botërore e sidomos të asaj italiane. Përktheu poetët e mëdhenj të Italisë: Danten, Petrarkën, Arioston Tason, Karduçin, Paskolin e poetë të tjerë të kohëve më të vona. U shqua për mbledhjen dhe botimin e folklorit, sidomos të atij arbëresh.

Poet, shkrimtar, dramaturg, dijetar dhe përkthyes, Koliqi ipërgatitur me njohuritë më të përparuara të kohës u përpoq të shkruante një histori të letërsisë shqiptare, pa ndonjë ndikim prej ideologjive politike apo faktorëve të tjerë.

Veprat e tij janë përkthyer gjermanisht, italisht, anglisht, arabisht, greqisht. Bashkëpunoi dhe shkroi në revistat dhe gazetat më me rëndësi të Shqipërisë mes dy luftrave botërore, si tek Hylli i Dritës, Leka, Gazeta Shqiptare, Illyria, Përpjekja Shqiptare, Minerva, Besa, Koha jonë, Jeta Katholike, Lajmtari i të Mërguemit etj.

I sulmuar rëndë nga sistemi komunist në Shqipëri, Koliqi edhe sot vijon të njihet jo aq shumë në Shqipëri, sidomos nga të rinjtë. Krijimtaria e tij rishfaqet me botime sporadike, kryesisht në Shkodër; ndërsa në Kosovë janë botuar tashmë një pjesë e mirë e veprës në serinë e veprave të zgjedhura, kurse arbëreshët ende pagëzojnë fëmijët dhe shkolla me emrin e tij.

Kontributin e tij është e pamundur ta përmbledhësh në pak rreshta, por themelimi i Instituti të Studimeve Shqiptare, është një nga krijesat e tij të vyera. Si intelektual, njeri patriot dhe largpamës, sot historianët e cilësojnë Ernest Koliqin si paraprirës dhe themelues i “Akademisë së Shkencave”.

Prof. Romeo Gurakuqi kur flet mbi kontributin e elitës intelektuale gjatë pushtimit fashist, shkruan se: “Mund të konsiderohen si pjesë e “arkitekturës institucionale” shkencore dhe kulturore që italianët u munduan të krijonin në Shqipëri, në mbështetje të politikës së tyre të lejimit të zhvillimit të patriotizmit dhe nxitjes së studimeve albanologjike, për të kamufluar politikat e tyre ekspansioniste, por që u shfrytëzua maksimalisht nga njerëzit e kulturës shqiptare, për t’i dhënë një nxitje të mëtejshme, pa veshje fashiste, studimeve shkencore, të arsimit e kulturës shqiptare dhe nxitjes së jetës intelektuale.”

Si ministër i Arsimit ai mblodhi në kabinetin e tij studiuesit dhe shkrimtarët më të spikatur, me të cilët zhvilloi një veprimtari mjaft të dendur në dobi të kulturës kombëtare.

Ndaj dhe për herë të parë VNA, sjell sot , jetëshkrimin origjinal të firmosur prej Ernest Koliqit kur ishte Ministër Arsimit, në letrën drejtuar Institutit të Studimeve Shqiptare, në drejtim të së cilit u vu më 1941.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme