Ekskluzive 18 October 2024, 20:37 Nga VNA

Degradimi për kulla i “Selman Stërmasit”, ja pse derbi Tirana-Dinamo u degdis në Vlorë

Ndaje në Whatsapp
Degradimi për kulla i “Selman Stërmasit”, ja pse derbi

Imagjinoni që Inter-Milan të luhet në Napoli, Roma-Lacio të luhet në Palermo, Manchester City-Manchester United të luhet në Liverpul, Olimpiakos-Panathinaikos të luhet në Selanik... Ose merreni me mend se çfarë do të ndodhte nëse Crvena Zvezda-Partizani të mos luhej në Beograd...

Me gjasë tifozeritë e atyre skuadrave do t’i kishin vënë flakën vendit, por më së pari vetë federatat apo klubet nuk do të guxonin të bënin një eksperiment të tillë. Pas kësaj do të reagonte edhe qeveria.

Po në Shqipëri çfarë ndodh? Ndodh që derbi i kryeqytetit Tirana-Dinamo do të luhet në... Vlorë. Nuk është hera e parë që nuk luhet në kryeqytet, por deri në Vlorë nuk kishte guxuar njeri. Sepse të çosh dy skuadrat më të titulluara të Shqipërisë të luajnë derbin e kryeqytetit në Vlorë, në rastin më të mirë je i paaftë, ndërsa në rastin më të keq po tallesh me tifozët.

Të kesh një kampionat me vetëm 10 ekipe, (5 ndeshje në fundjavë) dhe të kesh gjithashtu 3 stadiume në kryeqytet: “Air Albania”, “Selman Stërmasi apo "Arena e Demave", dhe ta çosh derbin në Vlorë, është një tallje e madhe. Për të gjithë ata që mburren se kanë investuar qindra milionë euro për të rinovuar stadiumet e kryeqytetit, Elbasanit, Shkodrës, Durrësit dhe Rrogozhinës, mjafton të shohin këtë të shtunë në orën 14.00 se dy ekipet më të titulluara (26 dhe 18 tituj kampionë), janë spostuar qindra kilometra larg kryeqytetit me 3 stadiume. Dhe nuk është vetëm paaftësi. Është llogari e thjeshtë: në “Air Albania” nuk luajmë se e ruajmë për kombëtaren. Te shtëpia e Partizanit do na përqeshin tifozët, ndërsa “Selman Stërmasin” po e lëmë të degradojë se do ndërtojmë disa kulla me stadium në mes...

Ja, kjo është arsyeja se përse Tirana-Dinamo do luhet në Vlorë dhe hesht qeveria, hesht federata, heshtin drejtuesit e dy klubeve, heshtin edhe tifozët.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme