Ekskluzive 20 October 2024, 19:00 Nga VNA

Hetimet për kontenierin kompanisë Zico që u nxorr nga Porti, zbardhet dëshmia e Pirro Vengut

Ndaje në Whatsapp
Hetimet për kontenierin kompanisë Zico që u nxorr nga Porti,

VNA zbardh dëshminë e ish-drejtorit të përgjithshëm të Portit të Durrësit, Pirro Vengu dhënë në prokurorinë e Tiranës në kuadër të hetimit lidhur me nxjerrjen e një konteineri të kompanisë Zico sha jashtë Portit në mënyrë të paligjshme, një ngjarje, e cila sot vijon të mbetet tërësisht e pazbardhur. Pirro Vengu, aktualisht ministër i Mbrojtjes, ka sqaruar se terminali i kontejnerëve, është një terminal ku ofrohet shërbimi i ngarkimit dhe shkarkimit të njësive kontenierike, plot ose bosh, i cili operohet prej pothuajse 4 vitesh një kompani e cila është filial i një kompanie malteze.

Lidhur me ngjarjen e datë 8 dhjetor 2023, Vengu ka deklaruar se është njoftuar nga drejtuesi i forcës së sigurisë i cili e ka informuar se policia kishte shprehur shqetësime lidhur me praktikën e ndjekur me një konteiner. “Në ditët në vijim bashkë me drejtuesit e policisë së Durrësit dhe punonjës të task forcës së kontrollit të kontejnerëve kemi qenë në terren dhe në terminal. Më informuan se kishin marrë në pyetje disa punonjës të terminalit. Aty u njoha me dyshimet e para të policisë në atë moment për një konteiner, i cili ishte tërhequr në mënyrë të parregullt dhe ishte kthyer në terminal. Dyshimet ishin për një aktivitet të paligjshëm në lidhje me mallrat e konteinerit, për lëndë narkotike”, sqaron Vengu.

Ai thotë se bashkëpunuan me policinë për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa pas analizimit të incidentit siç e cilëson, janë rekomanduar dhe masa përforcuese të përkohshme dhe të përhershme, për të evituar përsëritjen e ngjarjes. Vengu ka theksuar më tej se nuk kishte dijeni nëse konteineri ka qenë jashtë zonës së monitorimit.

Lidhur me këtë rast prokuroria e Durrësit përfundoi hetimet dhe dorëzoi për gjykim 5 zyrtarë të policisë kufitare, të cilën lejuan daljen nga Porti i Durrësit të kamionit, të kompanisë Zico sha, të ngarkuar me kontejnerë me banane që vinin nga Ekuadori. Ata akuzohen për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Nga hetimet rezultoi se në shkelje të ligjit, kamioni u lejua të dalë nga Porti dhe prej konteinerëve u hoqën dy kuti, brenda të cilave dyshohet se ka patur lëndë narkotike. Për këtë arsye, Prokuroria është duke vijuar hetimet, ndaj ka veçuar një çështje të re.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme