Ekskluzive 23 Tetor 2024, 16:45 Nga VNA

Monika Kryemadhi: Ju rrëfej lidhjen me Samir Manen dhe Vjollca Hoxhën

Ndaje në Whatsapp
Monika Kryemadhi: Ju rrëfej lidhjen me Samir Manen dhe Vjollca Hoxhën

Nga kafazi i xhamtë, Ilir Meta nuk kurseu akuzat ndaj prokurorëve të Posaçëm. Me një gjuhë intimiduese dhe linçuese ndaj SPAK, ish-presidenti i dyshuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, u përplas ashpër me Altin Dumanin, Arben Krajën dhe Sotir Kllapin. Tonet u nxehën kur Kraja deklaroi në sallën e gjyqit se Ilir Meta ishte ndaluar nga policia konform ligjit. “Po mashtroni. Mos harroni, e keni pas veshit, do të vijë radha juaj”, iu drejtua Meta atyre. Ndërsa Altin Dumanin, si përherë, e cilësoi si “dum-dumani”, që i shërben narkoshtetit të Edi Ramës bashkë me strukturën që drejton.

Seanca u ndërpre shpejt, pasi gjyqtari Erjon Çela u dha 3 orë kohë për t’u njohur me aktet e dosjes. Jashtë sallës së gjyqit, deputetja Kryemadhi mohoi akuzat dhe sqaroi marrëdhëniet e saj me biznesmenë të njohur në vend, si Samir Mane dhe Vjollca Hoxha e Top Channel.

Ju flet Monika…

“Pashë tre muskutierët e drejtësisë së Ramës, Dumanin, Krajën dhe Kllapin dhe gjyqtarin Çela”, tha Kryemadhi, duke akuzuar SPAK-un si zyrë të propagandës së Edi Ramës. “Kjo godinë nuk është drejtësia e re, është departamenti i marrëdhënieve me publikun dhe propagandës së Edi Ramës,” theksoi Kryemadhi.

Deputetja akuzoi prokurorët për mashtrim në sallën e gjyqit, kur deklaruan se Ilir Meta është marrë në mënyrë normale, ndërkohë që sipas saj, ish-presidenti “u rrëmbye nga një grup banditësh me kallash pa mjet identifikimi.”

Kryemadhi foli për provokimet e SPAK-ut, ndërsa sqaroi marrëdhëniet e saj me biznesmenë të njohur në vend, ku kryesorët janë Samir Mane dhe Vjollca Hoxha. SPAK ngre dyshime të forta se Monika Kryemadhi ka ndikuar për miratimin e një ligji preferencial për llogari të Samir Manes, dhe në këmbim, ai i premtoi një vilë.

“Të më falë Samir Mane që ia përmend emrin, por ia keni përmendur ju të gjithë. Samir Manes i kam shitur një shtëpi në vlerën 300 mijë euro, që është bërë me kontratë. Në 2014, është një ligj që e ka kërkuar Vali Bizhga, kryeshefe e kabinetit të Edi Ramës, që është nga qeveria shqiptare për unifikimin e funksionimit të kompanive që merreshin me galeritë e minierave,” tha Monika Kryemadhi.

Në fakt emri i Samir Manes është thuajse i “amnistuar” nga televizionet dhe media online. Ndërsa detaje të dosjes hetimore janë publikuar me imtësi, emri i biznesmenit të njohur është fshirë nga pjesa më e madhe e portaleve pasi TV nuk e kanë përmendur.

Deputetja shtoi më tej se “Nuk mbaj mend a shkoi ligji apo jo, por nuk ka të bëjë ligji që më paska dhuruar një vilë Samiri. Kam dashur unë të marr një vilë në Rolling Hills, kam shkuar dhe kam parë me mamanë time me të cilën jetoj. Ilir Meta nuk dinte gjë. Kam folur me bashkëshorten e Manes,” sqaroi deputetja.

SPAK thotë se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi e kthyen vilën, që përllogaritet me një vlerë prej 800 mijë euro, për shkak se për këtë fakt ranë në dijeni persona të ndryshëm, përfshirë edhe ish-ambasadorin grek. “Ambasadori grek i tha Ilir Metës se do të jemi komshinj. Ilir Meta në darkë më tha që s’mund të blija vilë pa e pyetur. I shkrova zonjës: zemra duhet ta anuloj,” theksoi Kryemadhi.

Disa mesazhe për Vjollca Hoxhën

Në dokumentat zyrtare të SPAK-ut ngrihen dyshime se Monika Kryemadhi ka bërë përpjekje të favorizojë Manen dhe pronaren e Top Channel, Vjollca Hoxha, për të krijuar një kompani dhe për të lidhur një marrëveshje me Vodafone për trafikun e thirrjeve telefonike. Për këtë çështje, ajo ka pasur kontakte të shumta me kreun e AKEP, Piro Xhixho. Ndërsa ky i fundit e informonte Kryemadhin për takimet me përfaqësues të kompanisë Plus, ku një prej aksionerëve ishte Samir Mane.

Kryemadhi pranoi se kishte biseduar për këtë çështje, sepse sipas saj, bëhej fjalë për monopol në treg. Deputetja hodhi akuza të forta ndaj medias, teksa e cilësoi Top Channel si media e paguar nga inceneratorët. Ndërsa iu kujtoi drejtuesve të saj se dikur iu kishte dhënë ndihmë. “Aktorët e Portokallisë i kam ndihmuar unë me punë,” theksoi Kryemadhi. “Kam ndihmuar shumë gazetarë.”

Teksa u pyet për pasurinë, Monika Kryemadhi dha pak shpjegime, por deklaroi se çdo qindarkë e ka të deklaruar. “Edhe këtë xhaketën Michael Kors e kam me lekët e mia, mos e kam blerë gjë me lekët e Ramës, tuat apo të SPAK-ut. Unë i kam deklaruar të gjitha, s’kam frikë për të deklaruar paratë e prindërve që i kanë të deklaruara dhe të fituara. Nuk kam bileta avioni mbi 200 mijë euro të padeklaruara,” tha Kryemadhi.

Ajo pranoi njohjen me biznesmenin shqiptaro-amerikan Adrian Shatku, por mohoi të ketë pranuar favore apo ryshfete prej tij. Monika Kryemadhi dyshohet, ashtu si ish-bashkëshorti, për 3 akuza: korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Veç problemeve me drejtësinë, Kryemadhi duhet të zgjidhë edhe problemet me Ilir Metën. Ky i fundit e akuzon si “mashë” të SPAK-ut. Kryemadhi dha prova sot se nëse vendos të flasë, di shumë. Mund të jetë një e penduar e drejtësisë.

Video

Një avion pasagjerësh i kompanisë Blue Islands u detyrua të bëjë një ulurje emergjente në aeroportin e Birminghamit pas një defekti teknik. Avioni ATR 72 (G-ISLO) u ul me sukses, pavarësisht erërave të forta deri në 30 mph. Ekipet e emergjencës u vunë në gatishmëri dhe shoqëruan avionin pasi ai devijoi pak nga qendra e pistës. Sipas kompanisë, piloti ndoqi procedurat standarde të sigurisë, ndërsa aeroplani po kontrollohet nga inxhinierët. Pamjet e uljes kanë marrë gati 30 mijë shikime në YouTube, me pilotët që u vlerësuan për profesionalizmin e tyre.

Mbreti Karl III u bë monarku i parë britanik që lutet me një papë në Vatikan pas 500 vitesh. Në një ceremoni solemne, mbreti iu bashkua Papa Leonit XIV, në lutjet që u lexuan në gjuhën angleze. Ai ishte shoqëruar nga Mbretëresha Kamila, e cila mbante një vello të zezë, në përputhje edhe me rregullat e kishës katolike. Momenti historik në Kapelën Sistine ishte hera e parë që një monark dhe Papa bashkohen në një ngjarje të tille që nga vitit 1534, kur Mbreti Henry VIII e shpalli veten kreun e Kishës së Anglisë dhe u shkëput nga autoriteti papnor i Kishës Katolike të Romës. Ky ishte takimi i parë i monarkut 76-vjeçar, kreu i kishës anglikane, me Papa Leonin, që kur ati i shenjtë mori detyrën në muajin maj pas vdekjes së Papa Françeskut. Mirëpo ngjarja historike, u zbeh disi nga skandalet që kanë prekur familjen mbretërore javët e fundit, që lidhen me vëllain e Karl, Princin Andrew.

Një aksident ajror ka ndodhur në aeroportin Paramillo në Táchira, Venezuelë. Një aeroplan me dy motorrë tip Piper Cheyenne, u rrëzua disa sekonda pas ngritjes, pranë Parkut Kombëtar San Cristóbal, dhe shpërtheu në flakë pas përplasjes. Në ngjarje humbën jetën dy persona, piloti me përvojë Toni Bortone dhe pasagjeri Juan Maldonado, ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Lum kush e ka këtë shans.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme