Ekskluzive 28 October 2024, 18:56 Nga VNA

VNA sjell pamjet e para të anijes Moliva me mbetjet e rrezikshme

Ndaje në Whatsapp
VNA sjell pamjet e para të anijes Moliva me mbetjet e rrezikshme

VNA ka mundur t’i afrohet anijes Moliva, e cila ndodhet në radën e portit të Durrësit, nën dyshimin e fortë se në 102 kontenierët e saj ndodhen mbetje të rrezikshme.

Për shkak të instalimit të pajisjeve bllokuese për dronë, ka qenë e pamundur realizimi i videove apo fotove më të afërta.

Anija ka mbërritur sot në orën 7 të mëngjesit pranë Durrësit, dhe ende nuk ka konfirmim nga kapiteneria e portit për të dhënë lejen e ankorimit në port.

Prokuroria e Durrësit ka vendosur sekuestrimin e kontenierëve pas nisjes së hetimit për ngarkesën e anijes Moliva.

 

[video width="960" height="960" mp4="https://cdnimpuls.com/vna.al/wp-content/uploads/2024/10/WhatsApp-Video-2024-10-28-at-5.42.23-PM.mp4"][/video]

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme