Ekskluzive 1 November 2024, 22:33 Nga VNA

Goditja ndaj klubit Tirana/ 10 pyetje që duan përgjigje nga ata që po “gatuajnë” rrënimin e saj

Ndaje në Whatsapp
Goditja ndaj klubit Tirana/ 10 pyetje që duan përgjigje nga ata

Në Shqipëri klubi më i titulluar në futboll është dënuar që të mos ketë tifoz në stadium deri në fund të vitit. Incidentet që shkaktuan tifozët bardheblu në ndeshjen kundër Vllaznisë të cilën e humbën 4-3, i kanë kushtuar shtrenjtë klubit kryeqytetas.

“KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit mik, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin pjesës së mbetur të ndeshjeve të sezonit futbollistik 2024-2025 pa spektatorë”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Mirëpo mjafton kaq për të kuptuar se ku është katandisur sporti në këtë vend dhe se çfarë janë në gjendje të bëjnë këta kur duan ta rrëzojnë një klub ditën që do ta nxjerrin nga shtëpia. Kështu ndodhi edhe me Partizanin, kur e zbythën nga kompleksi. Ti marrim gjërat me radhë...

1) Klubi më i titulluar në vend (26 tituj) dënohet që në fillim të nëntorit që të mos ketë tifozë. A është dështim i Federatës që ofron si zgjidhje problemi mbylljen e tribunave.

2) Për disa syresh që hedhin lëndë plasëse në fushë dënohet një tifozeri, një qytet dhe shkatërrohet financiarisht klub. A është dështim i klubit Tirana dhe padyshim i forcave të rendit që nuk identifikojnë dot ata pak që shkaktojnë dëmin?

3) A është rastësi që pikërisht vitin kur do të shembet stadiumi “Selman Stërmasi” dhe aty do ndërtohen disa kulla, Tirana po degdiset në çdo qytet si ekip jetim? Si skuadër pritëse me Vllazninë luajti në Lushnje, me Dinamon luajti në Vlorë, me Laçin luajti në Korçë...

4) A është kjo një goditje e përqendruar nga FSHF-ja dhe institucioneve të tjera? Pra ia heqin Tiranës tifozët nga stadiumi, sepse janë të vetmit që reagojnë dhe bëjnë “zhurmë” për rrënimin e skuadrës së tyre?

5) A po përsëritet historia si me Partizanin? Edhe atëherë të kuqtë mbetën rrugëve dhe zbritën nga kategoria kur vendosën t’ua merrnin kompleksin...

6) A bëhen qesharake një ministri sportesh, një federatë dhe një kampionat kur në kryeqytet ka tre stadiume, të tre të rikonstruktuar ose të bërë nga e para 10 vitet e fundit, por klubi më i madh degdiset sa më larg të jetë e mundur? Apo mos ndoshta ky quhet krim?

7) Po bashkia si aksionare e klubit ç’mendim ka për këtë trajtim që i bëhet klubit të Tiranës?

8) A ka përgjegjësi Refik Halili që e katandis klubin në këtë farë feje? Apo ka vendosur që të tërhiqet në heshtje dhe të pranojë atë që po gatuan bashkia me federatën dhe të përfitojë çfarë të mundet nga kullat me stadium në mes?

9) Po Ministria e sporteve a e ka idenë se çfarë ndodh me kampionatin kombëtar të futbollit në vend?

10) Po servilët e dobishëm të qeverisë dhe të FSHF-së që justifikojnë cilësinë e një kampionati mediokër dhe mburren se po bëjnë stadiume, a kanë një shpjegim se përse Tirana me Vllazninë luajnë në Shkodër në vitin 2024?

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme