Ekskluzive 12 Nëntor 2024, 12:08 Nga VNA

“Amnesty International”, kërkesë shtetit shqiptar: Lironi të burgosurit politikë!

Ndaje në Whatsapp

• Organizata më e madhe e të Drejtave të Njeriut shprehte shqetësimin për fatin e të burgosurve, për kushtet çnjerëzore dhe torturat e rënda ndaj tyre.

 

“Amnesty International”, organizata më e madhe e të Drejtave të Njeriut në vitin 1988 i ka kërkuar zyrtarisht shtetit shqiptar lirimin e të burgosurve politikë. Grupet e Austrisë dhe Holandës i kanë dërguar letra Sekretarit të Parë të Rinisë, Mehmet Elezit duke u interesuar për gjendjen e të burgosurve politikë, teksa kanë kërkuar edhe lirimin e tyre. Letra e dërguar në vitin 1988 është vijuese e informacioneve dhe raporte që kjo organizatë kishte në lidhje me kushtet e burgjeve në vendin tonë në kohën e diktaturës. Madje, në letrat e përfaqësuesve austriakë dhe holandezë, thuhet se këto të dhëna janë publikuar edhe në shtypin e kohës.

Shkrimet

“Kemi mundur të mësojmë nga shtypi dhe nga një lajm i botuar nga “Amnesty International” më 1984, në vendin tuaj ka një numër njerëzish, të cilët, për shkak të ushtrimit të së drejtës së fjalës, mendimit dhe veprimit për liri janë burgosur ose internuar, megjithëse në ushtrimin e këtyre të drejtave ata nuk kanë përdor forcën dhe nuk mund të quhen fajtorë”-shkruhet ndër të tjera në letrën e “Amnesty International”. Në vijim gjithashtu thuhet se janë publikuar lajme edhe në gazeta lokale fillimisht më 9.1.1986 dhe më pas në një gazetë kombëtare më 24.5.1986, ku informojnë për këtë çështje dhe për veprimtarinë e grupit AI.

Letra

Z. Bernhard Thaller, shef i Organizatës “Amnesty International” për Austrinë në shkurt të 1988 –ës i shkruan Mehmet Elezit, Sekretarit të Parë të Rinisë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, mbi kampin e punës në fshatin Tuç në rrethin e Pukës, duke i treguar burgjet në kushtet çnjerëzore dhe poshtëruese. Përveç kësaj, numër të madh të "Të Burgosurve të Ndërgjegjes" - të burgosur politikë që nuk kanë përdorur dhunë - të ndaluar në Shqipëri. Thaller, nënvizon se këto fakte janë në kundërshtim me ‘Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut’ të vitit 1948.

Në të njëjtin vit 1988, edhe z.Guido Leenders, shef i Organizatës “Amnesty International” për Holandën i shkruan Mehmet Elezit, mbi fatin e të burgosurve politikë. Shqetësimi i tij lidhej me të burgosurit e burgut të Ballshit, një pjesë e të cilëve ishin dërguar në Zejmen, ndërsa të moshuarit dhe të sëmurët në Borsh në rrethin e Sarandës. Shqetësimi i Organizatës ishte i lartë, për shkak të raportimeve që bëheshin kundrejt saj, për kushtet e këqija të cilat i durojnë të burgosurit, si dhe për torturat dhe keqtrajtimet e rënda ndaj tyre.

Po kështu i kujtojnë z.Elezi, Sekretarit të Parë të Partisë së Punës, se duke qenë se Shqipëria është anëtare e Kombeve të Bashkuara, ajo e ka pranuar Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe Rregullat Standarde Minimale për Trajtimin e të Burgosurve. Ndaj dhe i kërkonin lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të ndaluarve, me argumentin se ”Amnesty International” i konsideron ata si të burgosur të ndërgjegjes, të ndaluar për shkak të aktiviteteve të tyre jopolitike.

LETRA ORIGJINALE

Maastricht (Holllandë), 2,2,1988

Zotit Mehmet Elezi,

Sekretar i parë i KQ të BRPSH

Tiranë (RPS e Shqipërisë)

Shumë i nderuar z.Elezi,

Prej disa kohësh interesohem mjaft për vendin tuaj. Ajo çka më bën përshtypje është sidomos pavarësia e gjatë e atdheut tuaj, të cilën e ruani prej më tepër se 40 vjetësh me sukses. Pavarësia është gjithashtu tipari i Organizatës sonë jo-shtetërore “Amnisti Ndërkombëtare (Amnesty International), që përpiqet për të drejtat e njeriut, si anëtar i së cilës unë ju drejtohem në këtë letër.

Sikurse kemi mundur të mësojmë nga shtypi dhe nga një lajm i botuar nga “Amnesty International” më 1984, në vendin tuaj ka një numër njerëzish, të cilët, për shkak të ushtrimit të së drejtës së fjalës, mendimit dhe veprimit për liri janë burgosur ose internuar, megjithëse në ushtrimin e këtyre të drejtave ata nuk kanë përdor forcën dhe nuk mund të quhen fajtorë.

Problemit të të burgosurve, të cilët ndërgjegjja i shtyn të reagojnë, ne i kemi kushtuar vëmendje dhe kemi bërë të njohur në vendin tonë. Për këtë qëllim kemi botuar një lajmë në një gazetë lokale fillimisht më 9.1.1986 dhe më pas në një gazetë kombëtare më 24.5.1986, ku informojmë për këtë çështje dhe për veprimtarinë e grupit tonë. Bashkëngjitur ju dërgojmë një kopje të këtyre dy informacioneve të botuara në shtyp.

Ju drejtoheni me lutje dhe me shpresë që të përkrahni çështjen e lirimit të të burgosurve politikë dhe të mbështetni çdo iniciativë në favor të lirimit të menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë të burgosurve politikë, të cilët, për ushtrimin e të drejtave të tyre nuk kanë përdorur forcën dhe nuk mund të quhen fajtorë. Do të jemi të kënaqur të marrim nga ju një përgjigje me shkrim për këtë problem, të cilën e presim me shumë interesim.

Lutemi të dërgoni përgjigjen tuaj në adresë të grupit tonë: Amnesty International /Dega e Hollandës/ Grupi 119, p.A Ravengaard 20, 6227 Maastricht, Hollandë.

Guido Leenders

Bernhard Thaller Hauptplatz 22 A-8330 FELDBACH AUSTRIA

Mehmet Elezi

Sekretar i Parë i Komitetit Qendror Bashkimi i Rinisë së Punës i Shqipërisë

TIRANË

SHQIPËRI

1988-24-02

I dashur z. Elezi!

Jemi shumë të kënaqur nga urimet tuaja të mira për Vitin e Ri. Ju ishit përsëri të sjellshëm që na dërguat ato urime për grupin tonë. Ne do të dëshironim t’ju bashkoheshim dhe t’ju dërgonim Urimet më të Mira për një Vit të Ri të lumtur nga Austria, ndonëse pak me vonesë. Megjithatë, grupi ynë do të mirëpriste me kënaqësi përgjigjet tuaja personale si reagim ndaj letrave tona.

Shpresojmë për këtë, veçanërisht sepse jemi gjithnjë e më shumë të përballur me raportime ndërkombëtare për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në vendin tuaj.

Kështu, ne mësuam për një kamp pune të quajtur Tuçi në rrethin e Pukës, ku kushtet në burgje thuhet se janë shumë çnjerëzore dhe poshtëruese. Përveç kësaj, duket se ka një numër të madh të "Të Burgosurve të Ndërgjegjes" - të burgosur politikë që nuk kanë përdorur dhunë - të ndaluar në Shqipëri. Ne mendojmë se këto fakte janë në kundërshtim me ‘Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut’ të vitit 1948.

Për këtë arsye, ju lutemi me mirësi të na jepni informacion dhe komentet tuaja në lidhje me këto çështje. Ne kërkojmë materiale të detajuara informacioni dhe komentin tuaj për këto akuza. Por, në rastin kur këto rrethana të këqija në Kampin e Punës Tuçi dhe burgosja e Të Burgosurve të Ndërgjegjes janë në përputhje me realitetin në Shqipëri, ne ju lutemi të angazhoheni për shfuqizimin e këtyre shkeljeve të të Drejtave të Njeriut.

Aspak nuk duam të neglizhojmë të shprehim mirënjohjen tonë për sukseset që vendi juaj ka arritur që nga udhëheqja e “Partisë së Punës të Shqipërisë” në aspektet sociale, kulturore, edukative apo ekonomike. Ne mendojmë se Shqipëria ka bërë përparime të mëdha në të gjitha pjesët e shoqërisë së saj.

Në fund, dëshirojmë të përmendim edhe një herë shpresën tonë për një përgjigje nga ju, z. Elezi!

Me respekt dhe përshëndetje,

Bernhard Thaller

AMNESTY INTERNATIONAL

Seksioni Holandez

Grupi 113

Keizersgracht 620 1017 ER Amsterdam Holanda

Tel. 020-264436

Telex 18374 ai nl

Postgiro 454000

Sekretarit të Parë të Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë, Mehmet Elezit

Sekretari i Parë i Komitetit Qendror

Bashkimi i Rinisë së Punës së Shqipërisë

Tiranë

Castricum,

10 Shkurt 1988

I dashur Zotëri,

Duke iu referuar korrespondencës së mëparshme, ju kërkoj të sqaroni fatin e të burgosurve politikë, të cilët më parë mbaheshin në burgun tuaj në Ballsh. Thuhet se të burgosurit më aktivë janë dërguar në Zejmen, ndërsa të moshuarit dhe të sëmurët mbahen në Borsh në rrethin e Sarandës.

A është e mundur që të na informoni gjithashtu për vendndodhjen dhe kushtet e të burgosurve të mbajtur në kampin e punës në Spaç? Duket se edhe ata janë transferuar në një vend tjetër.

Siç ju kam shkruar më parë, kam lexuar një raport të Amnesty International për kushtet e këqija të cilat i durojnë të burgosurit në vendin tuaj. Unë i referohem akuzave për tortura dhe keqtrajtim të rëndë të të burgosurve.

Duke qenë se Shqipëria është anëtare e Kombeve të Bashkuara, ajo e ka pranuar Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe Rregullat Standarde Minimale për Trajtimin e të Burgosurve. Me këtë, ju bëj thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të ndaluarve, me argumentin se Amnesty International” i konsideron ata si të burgosur të ndërgjegjes, të ndaluar për shkak të aktiviteteve të tyre jopolitike.

Ju falënderoj paraprakisht për përgjigjen tuaj të shpejtë dhe bashkëpunimin tuaj.

Me respekt,

(M. H. J. de Boer)

Dorpsstraat 81 B

1901 EK Castricum

Video

Një helikopter tip Morane 29 u rrëzua në Liqenin Rosporden, në Francë, gjatë një operacioni për shuarjen e një zjarri të madh. Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 19:00, kur mjeti ajror humbi kontrollin teksa po mbushte ujë nga liqeni. Pamjet tregojnë momentin dramatik kur helikopteri u përplas në ujë dhe u shpërbë, pasi piloti humbi kontrollin pas zhytjes së bishtit në liqen. Për fat të mirë, piloti dhe zjarrfikësi në bord arritën të shpëtojnë pa lëndime. Autoritetet franceze vlerësuan guximin dhe profesionalizmin e tyre në përballimin e situatës.

? Përhapet zjarri në Akërni, nis ndërhyrja nga ajri Një vatër zjarri ka përfshirë pyllin me pisha pranë hidrovorit të fshatit Akërni që prej pasdites së sotme. Situata u përkeqësua dhe po punohet për ta vënë nën kontroll. ? Në operacion janë angazhuar 4 helikopterë nga Baza Ajrore e Kuçovës, së bashku me ekipet në terren. ? Forca Ajrore po monitorojnë zonën, për të identifikuar vatra të reja dhe për të evidentuar raste të mundshme të zjarrëvënies së qëllimshme.

Policia Kufitare Vlorë ndihmon turistët në Sarandë dhe Palasë, mbetën në det te hapur ? Sarandë – Rreth një milje larg Gjirit të Sarandës, kapiteni i një jahti me flamur maltez kërkoi ndihmë pasi mjeti i tij pësoi defekt dhe mori ujë. Pas njoftimit, patrulla e Policisë Kufitare ndërhyri menjëherë duke bërë të mundur shoqërimin e sigurt të kapitenit drejt bregut dhe rimorkimin e jahtit drejt Portit të Limionit. ? Palasë – Në zonën e Shën Andreut, disa turistë që ndodheshin në një mjet lundrues u rrezikuan për shkak të kushteve të vështira të detit. Policia Kufitare reagoi me shpejtësi, duke bërë të mundur shoqërimin e tyre të sigurt në breg si dhe ankorimin e mjetit detar në molin e Palasës.

Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, ne fshatin Akërni , Njësia Administrative Novosele . Nga pamjet e para, tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën, duke krijuar shqetësim për banorët dhe mjedisin përreth. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Për fat të mirë, pasditja nuk është shoqëruar me erë të fortë, faktor që po ndihmon në frenimin e përhapjes së zjarrit.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme