Sociale 14 March 2026, 13:45 Nga VNA

Banka Botërore: Shqipërisë i mungojnë standardet e unifikuara të rekrutimit në administratën publike

Ndaje në Whatsapp
Banka Botërore: Shqipërisë i mungojnë standardet e

Raporti i Bankës Botërore mbi Standardet e Zhvillimit dhe qëndrueshmërinë e institucioneve publike nxjerr në pah një problem të përhapur në shumë vende në zhvillim: mungesën e standardeve të qarta dhe të unifikuara për rekrutimin e stafit në administratën publike.

Sipas të dhënave nga Global Survey of Public Servants, qeveritë shpesh nuk përdorin në mënyrë sistematike kritere objektive, si provimet me shkrim, për përzgjedhjen e nëpunësve civilë, duke krijuar diferenca të mëdha mes vendeve dhe madje edhe brenda institucioneve të të njëjtit shtet.

Shqipëria renditet në një pozicion të ndërmjetëm në krahasim me vendet e tjera të marra në analizë. Sipas të dhënave të raportit, mesatarja e organizatave publike shqiptare tregon se rreth 50% e nëpunësve civilë janë përzgjedhur përmes një provimi me shkrim. Megjithatë, diapazoni i gjerë mes institucioneve tregon një mungesë të standardizimit të plotë: në disa organizata përqindja zbret në rreth 20%, ndërsa në të tjera arrin deri në 70%. Ky variacion i madh sugjeron se praktikat e rekrutimit nuk janë të njëjta në të gjithë sektorin publik dhe se zbatimi i standardeve ndryshon nga një institucion në tjetrin.

Në krahasim me vendet e rajonit, pozicioni i Shqipërisë është më i mirë se ai i Kosovës, ku mesatarja e përzgjedhjes përmes provimeve është rreth 45%, por mbetet më poshtë se vendet që kanë institucionalizuar më fort meritokracinë në administratë, si Kroacia apo Brazili. Ky hendek tregon se ndërsa ekzistojnë mekanizma formalë për testimin e kandidatëve, përdorimi i tyre nuk është ende i njëtrajtshëm në të gjithë sistemin publik.

Raporti i Bankës Botërore thekson se standardet e rekrutimit janë një nga tri shtyllat kryesore të qeverisjes së bazuar në standarde, së bashku me standardet buxhetore dhe ato të prokurimit publik. Qëllimi i tyre është të garantojnë që administrata publike të ndërtohet mbi kompetencë dhe meritë, përmes vlerësimeve objektive të kandidatëve. Kur këto standarde mungojnë ose zbatohen pjesërisht, rreziku është që institucionet të dobësohen, duke ndikuar negativisht në cilësinë e politikave publike dhe në besimin e qytetarëve.

Në këtë kuadër, raporti sugjeron që vendet në zhvillim, përfshirë Shqipërinë, duhet të forcojnë standardet e rekrutimit dhe të sigurojnë zbatim të njëtrajtshëm në të gjithë administratën. Përndryshe, pabarazitë në procedurat e përzgjedhjes mund të minojnë profesionalizmin e shërbimit civil dhe të kufizojnë aftësinë e shtetit për të zbatuar politika efektive në një mjedis gjithnjë e më kompleks ekonomik dhe teknologjik./Ekofin.al/

Video

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 goditi prefekturën Kumamoto në Japoni, duke lënë mbi 100 të plagosur dhe dhjetëra të zhdukur pas shembjes së pjesshme të një qendre tregtare. Ngjarja shkaktoi dëme të mëdha materiale, ndërprerje të energjisë elektrike dhe pezullim të transportit, ndërsa u rekomandua evakuimi i rreth 300 mijë banorëve. Kryeministrja Sanae Takaichi ngriti një task-force emergjente dhe dërgoi 3,600 ushtarë për operacionet e kërkim-shpëtimit. Agjencia Meteorologjike e anuloi paralajmërimin fillestar për cunami, ndërsa autoritetet konfirmuan se centralet bërthamore në rajon nuk pësuan dëmtime.

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme