Kronika 14 March 2026, 13:35 Nga VNA

Banorët e Rrjollit sërish në protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt, përplasen me policinë

Ndaje në Whatsapp

Banorët e Rrjollit sërish në protestë kundër resortit

Banorët e zonës së Rrjollit kanë dalë sërish në protestë kundër ndërtimit të një resorti turistik në tokat e tyre nga kompania Gener 2, duke pretenduar se pronat po u merren në mënyrë të padrejtë.

Prej rreth gjashtë javësh, banorët vijojnë kundërshtimin e tyre përmes protestave të njëpasnjëshme, ndërsa më herët kanë protestuar edhe përpara Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke kërkuar që institucioni të marrë në shqyrtim dosjen e tyre.

Gjatë protestës së fundit janë regjistruar tensione dhe përplasje me policinë. Disa nga protestuesit akuzuan efektivët për përdorim dhune dhe pohuan se disa banorë janë shoqëruar në komisariat.

Pavarësisht situatës, banorët shprehen të vendosur të vijojnë protestat çdo ditë deri në ndërprerjen e punimeve për resortin, i cili sipas tyre cenon pronat private dhe mjedisin e zonës.

Një nga banoret e pranishme në protestë deklaroi se disa prej të rinjve që morën pjesë janë dhunuar brenda furgonëve të policisë dhe kërkoi ndërhyrjen e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për hetimin e çështjes. Ajo akuzoi gjithashtu Prokuroria e Shkodrës për mosveprim ndaj dosjes së depozituar nga banorët.

“Ne do të vazhdojmë protestën deri në fund. Kërkojmë që kjo çështje të hetohet dhe që pronat e banorëve të mos cenohen,” u shpreh ajo, duke bërë thirrje që institucionet e drejtësisë të ndërhyjnë sa më shpejt për të zbardhur pretendimet për falsifikime dhe për të garantuar drejtësi për banorët e zonës.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme