Ekskluzive 9 Nëntor 2024, 18:59 Nga VNA

Patosi, qyteti që u kërkua t’i vihej emri i diktatorit Enver!

Ndaje në Whatsapp
  • VNA zbulon për herë të parë dokumentet arkivore, letrën e punëtorëve të fabrikës së Patosit drejtuar Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH).

Sot VNA publikon dokumente arkivore që i përkasin 2 Janarit të vitit 1954, dy letra, të punëtorëve të fabrikës së Patosit ku i propozojnë Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH) vendosjen e emrit ENVER qytetit të Patosit. Letra e parë i drejtohet Manush Myftiut, Sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë të rrethit të Tiranës dhe anëtar i Byrosë Politike, i cili njëkohësisht ka pasur edhe postin e Kryetarit të Komisionit të Internim- Dëbimeve deri në fundin e regjimit komunist. Ky propozim ishte pjesë e përpjekjeve për të forcuar kultin e tij të personalitetit, duke e përfshirë atë përkrah figurave të tjera të rëndësishme të kohës. Në letër thuhet, se kësaj nisme i bashkohen dhe punëtorët e Qytetit Stalin. Gjatë diktaturës komuniste për nder të Stalinit qyteti i Kuçovës deri më 5 janar 1991 mbante emrin e tij. Ndaj dhe vendosja e emrit të Enver Hoxhës qytetit të Patosit ishte një nga mënyrat për të forcuar kultin e tij të personalitetit, një fenomen që karakterizonte periudhën e regjimit komunist në Shqipëri. Kjo lëvizje ishte pjesë e një strategjie më të gjerë, e cila përfshinte ndërtimin e statujave, emërimin e rrugëve dhe institucioneve me emrin e tij dhe glorifikimin e figurës së tij në media dhe edukim. Regjimi synonte të krijonte një figurë të fuqishme e të pagabueshme të udhëheqësit, që do të shërbente si shembull i përkushtimit dhe ideologjisë për popullin shqiptar. Kulti i personalitetit ishte një mjet efektiv i kontrollit politik dhe ideologjik, duke nxitur besnikëri absolute dhe duke minimizuar çdo formë kundërshtimi. VNA sjell letrat e plotë dhe listën e kërkesave drejtuar Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH) në emër të punëtorëve.

LETRA 1

Shokut Manush! Sh. Komandant më porositi t’i tregoja propozimet që bën punëtorët e Q.Stalin dhe të Patosit të cilat ja tregova. Por juve ua dërgoj një kopje vetëm për sa i përket propozimit për t’i dhënë Patosit emrin qyteti Enver Hoxha.

Tiranë: DT. 03.01.1954.

Të fala, Komandant!

LETRA 2

Në takimin me punëtorët e Qytetit Stalin më 1 Janar 1954

Punëtorët propozuan:

1) Ngritjen e një momenti në vendin ku është bërë greva e parë e punëtorëve më 1936, sepse kjo përfaqëson grevën e parë për lëvizjen e puntore në gjithë Shqipërinë. 2) Shtimin e ndërtimeve për banim sepse ka mjaft kërkesa. Ka shumë puntorë që punojnë në kombinat dhe shkojnë çdo ditë në fshat 2-3 orë lark, kjo pengon planin. 3) Për veshmbathjet u ngrit se ka mungesa sidomos stofi dhe të fanellta. Ndërsa për këpucë për punëtorët u ngrit se ato me gomë nuk durojnë fare dhe propozuan që tu vinë këpucë me shuall. 4) T’u akordohet një fond rreth një million lekë për rregullimin e fushës së sportit. 5) T‘u vejë një doktor se ai që është nuk e përballon dot punën për arsye se qytetit është rritur mjaftë.

Në takimin me puntorët e Qytetit Patos më 2 Janar 1954

Punëtorët propozuan:

1) Në Patos u propozua për një dentist se s’ka fare si dhe një doctor në Patos. 2) Nga një stahovinist i çentralit u propozua që punojnë në kondita të vështira jashtë në shi, baltave, etj. T’u jepet e drejta në ligje që të kenë rrobe dhe çizme si punëtorëve të tjerë të naftës. Këta punëtorë nuk janë një dy si ata të centraleve në qytete që punojnë në kondita më të mira. 3) U ngrit çështja e rrogave për përgjegjësat si ata të sektorëve në prodhim dhe ata të puseve në çpim, të cilët kanë përgjegjësi 24 orë dhe nuk bëjnë asnjëe fare pushim, lidhen shumë dhe marrin më pas se punëtori iI kategorisë 7-të që drejtojnë ata vetë. Gjithashtu këtu mjeshtrat nuk paguhen për ditët e diela që punojnë. 4) U ngrit çështja e çizmeve që nuk rrojnë. Çizmet tani rrojnë deri në dy muaj. Prandaj propozojnë që të vijnë këpucë alpine. Tani kemi shumë punëtorë zbathur, kjo gjendje është e rëndë për punëtorët. 5) U ngrit çështja që familjet fshatare shtëpijat e të cilave janë shtetëzuar kanë në oborr nga një ulli, ose pemë të tjea, dhe vetë  ndërmarrja e ullishtes ose tjetra dhe ja u vjel. 6) U ngrit nevoja e një otobuzi për transportin e puntorëve në Patos. 7) Propozuam që qytetet Patozë të marrin emrin “ENVER”.

Video

Ju flet Tirana… po japim lajmet e antikorrupsionit në QSUT.

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bagdad është goditur nga një dron ose raketë, sipas një zyrtari të sigurisë irakiane. Sulmi ndodhi pak pasi dy militantë të mbështetur nga Irani u vranë në një bastisje në kryeqytetin irakian. Është hera e dytë që ambasada amerikane sulmohet që nga fillimi i luftës Izrael-SHBA kundër Iranit. Sulmet janë marrë përsipër nga grupe të armatosura pro-iraniane në Irak, të cilat prej ditësh po godasin me dronë dhe raketa bazat amerikane në rajon.

Dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të përkujtuar 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj nga Shëngjini. Pjesëmarrësit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotografisë së saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të resë dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të vështirë. E reja dyshohet se i dha fund jetës pas një periudhe të vështirë personale dhe dhunës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale për rastet e dhunës në familje.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme