Ekskluzive 14 November 2024, 18:09 Nga VNA

Ende i arrestuar në Dubai, ç'po ndodh me të fortin e Niklës Durim Bami

Ndaje në Whatsapp
Ende i arrestuar në Dubai, ç'po ndodh me të fortin e

Prej afro 3 javësh Durim Bami, i konsideruar si i forti i Niklës, mbahet i arrestuar në Dubai nga autoritetet atje, të cilat e prangosën për të dytën herë mbi bazën e një urdhër arresti të SPAK. Bami sic thuhet nga burimet ka qenë me familjen në momentin kur është ndaluar.

Ai u shpall në kërkim nga SPAK pasi dyshohet si kreu i një grupi kriminal që thurte plane për vrasje. Nga ana tjetër, Arben Ndoka ish-deputet socialist kërkonte me cdo kusht kokën e tij. Përgjatë këtyre ditëve, nuk ka asnjë informacion lidhur me fatin e të shumëkërkuarit të drejtësisë shqiptare, nëse do të lirohet apo do të dëbohet në drejtim të Shqipërisë, sikurse u veprua me Plarent Dervishaj, një tjetër emër kontrovers të botës së krimit.

Mbërritja në Shqipëri e Durim Bamit do ti jepte mundësinë prokurorëve të SPAK ta merrnin në pyetje e padiskutim ata do ti ofronin statusin e bashkëpunëtorit. Nëse ai vjen në Shqipëri dhe vendos të flasë, për shkak të aktivitetit të tij, lidhjeve të forta në polici, por dhe në politikë, mund ti japë prova prokurorisë që të fundosë njerëz të rëndësishëm dhe me pushtet.

Ata të cilët kanë bashkëpunuar me të, duket se i trembet dëbimit të Bamit nga Dubai drejt Shqipërisë. Ndaj sytë e shumë personazheve duket se janë kthyer plot ankth në drejtim të vendit të gratacielave.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme