Ekskluzive 17 Nëntor 2024, 11:00 Nga VNA

Basti i humbur i Fidelit dhe bastet “e ligjshme” që burgosin ende njerëz

Ndaje në Whatsapp
Basti i humbur i Fidelit dhe bastet “e ligjshme” që burgosin

Më 1 prill hyri në fuqi ligji për bastet. Ose më saktë, rikthimi i tyre, pas operacionit të vitit 2019 “Fundi i marrëzisë”, që u përpoq të mbyllte kumarin në Shqipëri, por në fakt e spostoi këtë biznes të gjithin në paligjshmëri dhe i shkaktoi miliona euro dëm shtetit nga taksat që duhej të paguheshin. Po ashtu, shkurtoi edhe qindra vende pune të deklaruara. Pas 4 vitesh dështim, qeveria e pranoi se kishte dalë huq me një iniciativë të pasudiuar dhe aspak efikase.

Rihapja e basteve duhej të kishte një justifikim “të fortë” dhe për këtë u përdor sporti. I pari që u përdor në fakt ishte Fidel Ylli, ish-sportist, ish-deputet dhe aktualisht president i KOKSH. Në emër të sportit, qeveria e coi Fidelin pothuajse për disa muaj në çdo studio TV që të kërkonte rihapjen e basteve dhe që një përqindje e madhe e taksave të shkonte për sportin dhe federatat për investime. Ide e studiuar mirë nga propaganda qeveritare, që u përkrah fuqimisht edhe nga federatat parazitare, të cilat vetëm presin para nga shteti, pa pasur asnjë ide se si mund ta zhvillojnë sportin që drejtojnë dhe pa asnjë plan marketingu.

Pas fushatës së Fidel Yllit, fjalën e mori qeveria dhe ishte Rama ai që pranoi se bastet do të riktheheshin, por vetëm online dhe të formalizuara. Çështja shkoi në parlament, u miratua dhe ligji hyri në fuqi më 1 prill.

Një “dreq” dite që i parapriu, në fakt, një gënjeshtër të madhe. Sepse edhe sot bastet nuk janë formalizuar, vazhdojnë të operojnë në të zezë dhe shmangin taksat. E ngacmuar sporadikisht nga media, qeveria nxirrte shpesh herë papagallët e saj se pas hyrjes në fuqi të ligjit duheshin 6 muaj për të hartuar aktet nënligjore dhe burokraci të tjera. As kjo nuk pi ujë më, sepse nuk ndryshoi asgjë edhe pas 6 muajsh. Bastet vazhdojnë në të zezë, dhe njerëzit vazhdojnë të arrestohen. Po, po, arrestohen njerëz, të cilët, pasi dëgjuan Fidelin për muaj me radhë në TV, menduan se gjithçka u kthye ligjore dhe se nuk dënoheshin më, por ja që gjatë 2024 ka pasur plot raste kur njerëzit kanë përfunduar në burg për baste. Ata që luajnë, sepse ata që i organizojnë ato në të zezë dhe shmangin taksat, nuk u hyn gjemb në këmbë.

Po, pse nuk legalizohen bastet? Disa thonë se qeveria, e cila përcaktoi vetëm 10 licenca, nuk di kujt t'ia prishë dhe kujt t'ia ndreqë tani që është kohë zgjedhjesh, dhe ata që sigurojnë vota janë më shumë se 10 në gjithë vendin...

Ndërsa ka edhe një version tjetër, se presioni i atyre që sot i kontrollojnë bastet në të zezë është i madh për të vazhduar edhe ca kohë kështu, pa taksa dhe me lekë qyl. Fakt është që 7 muaj pas miratimit të ligjit për bastet, Fidel Ylli e humbi bastin për t'i formalizuar, qeveria po ashtu, ndërsa njerëzit ende shkojnë në burg, sepse luajnë ndonjë skedinë.

Video

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bagdad është goditur nga një dron ose raketë, sipas një zyrtari të sigurisë irakiane. Sulmi ndodhi pak pasi dy militantë të mbështetur nga Irani u vranë në një bastisje në kryeqytetin irakian. Është hera e dytë që ambasada amerikane sulmohet që nga fillimi i luftës Izrael-SHBA kundër Iranit. Sulmet janë marrë përsipër nga grupe të armatosura pro-iraniane në Irak, të cilat prej ditësh po godasin me dronë dhe raketa bazat amerikane në rajon.

Dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të përkujtuar 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj nga Shëngjini. Pjesëmarrësit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotografisë së saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të resë dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të vështirë. E reja dyshohet se i dha fund jetës pas një periudhe të vështirë personale dhe dhunës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale për rastet e dhunës në familje.

Një grup prej rreth 20 grabitësish të maskuar realizuan një grabitje në dyqanin e bizhuterive “Kumar” në Kaliforni, duke marrë mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda rreth 70 sekondash. Sipas autoriteteve, grabitësit thyen vitrinat me çekiçë dhe morën rreth 75–80% të bizhuterive të ekspozuara, para se të largoheshin me automjete që i prisnin jashtë. Policia arrestoi katër të rinj të moshës 19–20 vjeç pasi ndaloi një prej automjeteve të përdorura për arratisje, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme