Politika 21 February 2025, 13:08 Nga VNA

Rama reagon ndaj kritikave në rrjetet sociale: “Tiranën e ngrita nga varri”

Ndaje në Whatsapp
Rama reagon ndaj kritikave në rrjetet sociale: “Tiranën e ngrita

Kryeministri Edi Rama ka vijuar komunikimin e tij në rrjetet sociale duke iu përgjigjur kritikave të qytetarëve. Në një nga komentet e fundit, ai ka theksuar se transformimi i Tiranës është meritë e tij, duke nënvizuar se udhëheqësit dallohen në përmbushjen e detyrës.

Në përgjigje të një komentuesi që pretendonte se ndryshimet në kryeqytet nuk janë meritë e tij, por pjesë e detyrës së qeverisjes, Rama ka deklaruar se nuk mund t’i mohohet puna e bërë dhe se qytetarët do ta mbështesin sërish në zgjedhjet e 11 majit.

Unë vërtetë nuk e kam ulur qiellin në tokë, Por Tiranën nga varri e kam ngritur dhe këtë nuk ma heq dot. Pse kur Tiranën e mori me dhunë këneta, ajo ngeci dhe as sahati nuk punonte? Apo ngaqë të gjithë jemi njësoj. Jo pra jo, nuk jemi njësoj, ndaj Shqipëria nuk është Kandahar dhe nuk jemi hiçgjëkundi njësoj që kur unë dhe PS kemi marrë besimin e popullit për ta ngritur në majë”, tha Rama.

Ai e ka cilësuar Tiranën një qytet europian, duke refuzuar debatet mbi ndërtimet në kryeqytet. “Debatit për betonin nuk i hyj hiç, është shterpë,” ka theksuar kryeministri.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme