Politika 20 February 2025, 20:30 Nga VNA

Lista e kandidatëve për Primaret e PD/ Emrat që pretendonin se kishin vendin e sigurt dhe u poshtëruan të kërkojnë votën për të qenë në listë për deputetë

Ndaje në Whatsapp
Lista e kandidatëve për Primaret e PD/ Emrat që pretendonin se

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listat e kandidatëve për Primaret 2025. Mësohet se deri më tani, janë regjistruar gjithsej 468 kandidatë të propozuar dhe vetëpropozuar, nga të cilët 289 kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës.

Mes emrave që janë propozuar ka shumë të rinj, mbështetës të flaktë gjatë “Foltores” si dhe deputetë të PD. Këta të fundit, të cilët me Lulzim Bashën në vitin 2021 ishin në vend të sigurt dhe kishin status tjetër në parti, kësaj radhe janë poshtëruar duke detyruar të shkojnë të bindin njëherë demokratët që të sigurojnë një vend në listë për deputetë.

Ndër to janë, Jorida Tabaku, Dashnor Sula, Dhurata Çupi, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Kreshnik Çollaku, Bledion Nallbati, Kastriot Pirroli apo Lindita Metaliaj.

Ndërkoh nuk janë kursyer as figura të cilët kanë qenë në ballë të betejës për rikthimin e Berishës në krye të PD, ndërsa sot detyrohen të futen në primare për të qenë deputetë. Bëhet fjalë për deputët Edmond Spaho, Ina Zhupa, Luan Baçi apo Asllan Dogjani. Në primare janë futur edhe zëra publik të PD si Klevis Balliu, apo Myslim Murrizi.

Në primare ka shkuar edhe dy “zonjat e hekurta” krah Berishës, si Floriana Garo dhe Adriana Kalaja, ndërsa surpriza tjetër është emir i Oriela Nebiaj në primaret e Berishës. Është surprizë për faktin se u zgjdodh deutete me listën e sigurt të Bashës dhe zëri nuk iu dëgjua në asnjë moment në parlament si deputete, por vetëm në Big Brother. Madje aq në heshtje ka qëndruar, saqë nuk u shpreh kurrë publikisht se është larguar nga Basha dhe ka kaluar tek Berisha.

Gjithesi, kandidatëve ju urojmë suksese në gijotinën e dytë që do të ekzekutohet në kryesinë e PD-së.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme