Politika 20 February 2025, 14:23 Nga VNA

Berisha zbulon “armikun e brendshëm” në SHBA- Antony Blinken./ Paralajmëron se do të regjistrojë çdo emër që do jetë sot në antimitingun e Ramës

Ndaje në Whatsapp
Berisha zbulon “armikun e brendshëm” në SHBA- Antony

Sali Berisha ka zbuluar sot edhe armikun më të madh të SHBA. Sipas tij, armiku më i madh i brendshëm i amerikanëve është Antony Blinken. “Ishte kryediplomati i Amerikës dhe botës që kishte mbledhur 51 firma për të mashtruar kombin amerikan për djalin e presidentit amerikan. Ky njeri nuk pati integritetin as të jepte dorëheqjen,” – tha Berisha për Blinken.

“Zoti e shpëtoi Amerikën,” – shtoi kreu demokrat, sipas të cilit Edi Rama duhet të largohet menjëherë nga qeveria si mbështetës i Soros-it. Sali Berisha foli edhe për antimitingun e thirrur sot nga kryeministri në sheshin “Skënderbej”, duke e lidhur këtë ngjarje me 20 shkurtin, ditën e rrëzimit të bustit. “Do ju regjistroj emer per emer. Pjesëmarrja në atë miting përbën krim, krim elektoral dhe shtetëror, sepse ai ju thërret ju vetëm për të mbrojtur monumentin e tij të korrupsionit dhe drogë. Imagjinoni ju, mendon se në këtë mënyrë do ta kapërcejë, por tani ai është damkosur- deklaroi kryetari i PD në mbledhjen e sotme të kryesisë së partisë.

Kryetari Berisha renditi gjithashtu disa premtime të programit të PD pas ardhjes në pushtet.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme