Politika 20 February 2025, 10:09 Nga VNA

"Fajtorët e 21 Janarit i nxjerr drejtësia" Rama: Reforma në drejtësi, rezultat i vizionit të PS

Ndaje në Whatsapp
"Fajtorët e 21 Janarit i nxjerr drejtësia" Rama: Reforma

Kryeministri Edi Rama ka vijuar komunikimin e tij me qytetarët në rrjetet sociale, duke u ndalur në temën e drejtësisë së re në Shqipëri. Ai theksoi se, për më shumë se pesë vite, qeveria ka mbajtur një “heshtje strategjike” për të mbështetur institucionet e reja të drejtësisë dhe për të shmangur çdo lloj presioni mbi to.

Sipas Ramës, kjo periudhë ka ndihmuar në krijimin e një vetëbesimi te pavarësia e këtyre institucioneve, ndërsa tani duhet fokusuar te standardet, cilësia dhe respektimi i lirive dhe të drejtave.

Duke iu referuar çështjes së 21 janarit, Rama theksoi se përgjegjësia për identifikimin dhe ndëshkimin e fajtorëve i takon SPAK-ut dhe GJKKO-së, dhe jo qeverisë. Ai shtoi se beson fort në punën e drejtësisë dhe se, pa angazhimin e tij dhe të Partisë Socialiste, SPAK nuk do të ishte krijuar fare.

“Nuk dua të marr shumë kohë me temën e drejtësisë sepse e kemi diskutuar shumë. Më parë kemi pasur një heshtje strategjike për më shumë se 5 vite për t’i dhënë suport total institucioneve të reja të drejtësisë që mos të ndihej asnjë lloj trysnie ndaj drejtësisë as për shkak të një fryme kritike që është e shëndetshme për hir të së vërtetës. Kjo heshtje strategjike ka dhënë si rezultat krijimin e një vetëbesimi te pavarësia. Duhet të flasim për standardet dhe cilësinë, respektin e lirive dhe të drejtave. Para ligjit janë të barabartë të gjithë, edhe prokurorët e gjykatësit dhe të gjithë që ndjekin një proces. Kur vjen puna te 21 janari, fajtorët i nxjerr SPAK dhe GJKKO. Nuk i nxjerr qeveria. Unë e kam aq me të vërtetë punën e drejtësisë se po të mos e kisha me të vërtetë nuk do kishte SPAK fare”, tha Rama.

Ai nënvizoi se reforma në drejtësi dhe kontributi i saj për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian janë rezultat i vizionit dhe përpjekjeve të Partisë Socialiste.

“Drejtësia e Pavarur, për aq sa është pavarësuar dhe për aq sa po kontribuon për përpjekjen e përbashkët për të ulur Shqipërinë në tryezën e BE, është frut i vizionit dhe përpjekjes së Partisë Socialiste. Është frut i qëndrimit tonë të prerë, por të ishim ne kundër drejtësisë, ne do të ishim këtu pa asgjë nga ato që shikon dhe komenton. Drejtësi që i shërben pushtetit të radhës nuk do të ketë. Kemi qëndruar 5 vite në heshtje ndaj organeve të drejtësisë vetëm që të mos ndjenin presion. Kemi heshtur dhe nuk kemi bërë koment për asnjë rast. Kemi shtrënguar dhëmbët dhe kemi qepur gojën dhe kemi thënë që drejtësia të bëjë punën e vet,” deklaroi Rama.

Komentoi dhe punën e SPAk për sa i përket krimeve zgjedhore.

“Nuk mund të kthehemi në kohërat e errëta që kush merret në politikë të survejohet”, theksoi kryeministri gjatë komunikimit live me qytetarët përmes “Facebook-ut” këtë mëngjes. Ai kërkoi të ndalen kontrollet e tilla në terre.

“Fatkeqësia është se gabimet e tyre nuk janë si gabimet e ndërmarrjes së gjelbërimit, por kushtojnë jetë njerëzish, trauma dhe plagë psikologjike nganjëherë të pariparueshme por nuk ka alternativë tjetër përveç një drejtësie të pavarur profesionale dhe që respekton integritetin, liritë e të drejtat e njeriut. Të pavarurën e kemi para syve, profesionalen duhet të luftojmë së bashku ta konsolidojmë se ka shumë gjëra pozitive por dhe negative.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme