Politika 19 February 2025, 13:28 Nga VNA

Sali Berisha thirrje FBI/ Hetoni si janë shpenzuar dollarët e taksapaguesve amerikanë në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Sali Berisha thirrje FBI/ Hetoni si janë shpenzuar dollarët e

Sali Berisha ka qarë sot hallin e taksapaguesve amerikanë dhe fondeve të shpërdoruara të USAID në Shqipëri. Kryetari i opozitës është marrë sot gjatë me projektet e Linda Ramës dhe Delina Ficos, të cilat ndër vite kanë qenë të angazhuara në projekte të ndryshme në Shqipëri. Madje, sipas Berishës, këto janë dhe arsyet e kapjes së reformës në drejtësi, të cilën, për hir të së vërtetës, e kanë votuar 140 deputetët e parlamentit, përfshirë dhe vetë kryetarin e PD.

Më pak se 90 ditë para zgjedhjeve, kryetari i opozitës është marrë gjatë me atë që e konsideroi “shpërdorimin e fondeve të taksapaguesve amerikanë”, për të cilat, sipas tij, kanë përgjegjësi Edi Rama dhe Bledi Çuçi. Shqetësim për Sali Berishën është edhe shpërdorimi i fondeve të ambasadës së BE dhe SHBA nga fondacioni i Ajola Xoxes.

Sali Berisha i bën thirrje FBI-së të ndërmarrë një hetim në Shqipëri për të zbuluar se ku kanë shkuar paratë e taksapaguesve amerikanë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme